Braho flet për pazare dhe allishverishe: Dialogu profesional bëhet në tavolinë. Shpjegon edhe ndryshimet që kërkon LSI

Publikuar tek: politike, më 12:04 15-01-2016 Braho flet për pazare dhe allishverishe: Dialogu profesional bëhet në tavolinë. Shpjegon edhe ndryshimet që kërkon LSI

Spartak Braho, deputet i LSI-së dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, flet në Komisionin e Reformës në Drejtësi për pazare dhe allishverishe. Po kush po i bën? Braho ka shpjeguar edhe disa nga ndryshimet themelore që kërkon LSI-ja në draft, duke mos rënë dakord me draftin e PS-së

Mesazhi i plotë i Brahos në Komision:

“Faleminderit Z.kryetar,

Unë duhet të nënvizoj si përfaqësues të komisionit, me të drejtë thuhet se ky komision ka menduar të çojë përpara një reformë historike për shtetin duke patur parasysh këtë fakt se është mjaft pozitive që ne u rimblodhëm për të filluar edhe njëherë këtë proces dialogu të ndryshimeve kushtetuese dhe që lidhet me misionin e përfundimit të reformës në drejtësi.

Duhet të nënvizoj duke theksuar që ne e vlerësojmë pozitivisht punën e ekspertëve, të të tëra kategorive duke patur parasysh edhe konstributin e veçantë të ekspertëve ndërkomëbtare ne skemi arsye pse ta mohojmë angazhimin e kësaj pune. Natyrisht që ne jemi në proces, të shqyrtimit të materialit apo të brumit të ekspertëve deri tani, duke patur parasysh edhe vërejtet që do të vinë nga opozita apo vetë ekspertët e LSI-së kanë por nuk duhet të mohojmë pozitivitetin e kësaj pune.

Në këtë sens LSI , fton ekspertët, përfaqësuesit e forcave politike të vazhdojnë dialogun, dialogu është mjeti, konsensusi është rruga, konsens profesional jo i allishverisheve, pazareve, por profesional duke vazhduar pa ndërprerje dialogun.

Dialogu bëhet këtu në tavolinë, jo duke u larguar nga tavolina. S’kam arsye pse mos e përshëndes edhe ardhjen e përfaqësuesve të opozitës dhe kam përshtypjen që dhe ata do vazhdojnë të jenë aktivë në procesin e dialogut.

Ne tashmë kemi një brum në dorë, ku secili nga ne, edhe në pozita politike dhe të merakut e ka një paragjykim reciprok të palëve, i cili tashmë është kthyer në paranojë.

Ne ndahemi me draftin te sistemi i karrierës, duam të dominojë, lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kemi një opsion tjetër lidhur me organizimin e Gjykatës së Lartë, një gjykim tjetër lidhur me organizimin e Prokurorisë, duke e parë atë si një organ të unifikuar, natyrisht me të drejtën që të funksionojë pranë saj me strukturat pranë saj anti-korrupsion, por s’mund të ketë struktura të tjera që raportojnë në Kuvend përveç prokurorit të Përgjithshëm kështu e përcakton Kushtetuta, disa të tjera që e rrisin rolin e ministrit të Drejtësisë etj etj. Unë do ia paraqes Z.Xhafaj.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet Komisioni për Reformën në Drejtësi, Halimi: Ka kohë për krijimin e një drafti tjetër, Komisioni i Venecias u kapi në flagrancë
Majko në një linjë me Ramën: Referendum! Me votat e deputetëve të PS nuk bëhet grusht shteti në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.021574020385742
array(1) { ["section"]=> string(122) "braho-flet-per-pazare-dhe-allishverishe-dialogu-profesional-behet-ne-tavoline-shpjegon-edhe-ndryshimet-qe-kerkon-lsi-30065" }