Braho:Për dekriminalizimin konsensus, shpresojmë mbështetjen e PD për Kushtetutën. Bylykbashi: Ja cilët zyrtarë me rekorde kriminale do largohen

Publikuar tek: politike, më 12:16 20-11-2015 Braho:Për dekriminalizimin konsensus, shpresojmë mbështetjen e PD për Kushtetutën. Bylykbashi: Ja cilët zyrtarë me rekorde kriminale do largohen Spartak Braho

Spartak Braho ka deklaruar sot se kanë arritur konsensusin për Ligjin për Dekriminalizimit me Partinë Demokratike.

Në shkëmbim Braho ka kërkuar mbështetjen e Partisë Demokratike nëpërmjet deputetëve në Kuvend për ndryshimet e Kushtetutës, në funksion të Reformës në Drejtësi.

“Konsensusi u arrit për, atë që ka marrë një titull popullor dekriminalizim, pasi në fakt është me një titull tjetër që në thelb është e njëjta gjë. Shpresojmë se edhe ky konsensus të afrohet nga Partia Demokratike edhe për ndryshimet Kushtetuese’’, tha Braho.

Kurse deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka thënë se nuk ndryshimet kushtetuese nuk do marrin shumë kohë.

Ai ka komentuar edhe se kush preket tashmë nga ligji për dekriminalizimin dhe cili zyrtar do të largohet.”Të gjithë shqiptarët dinë ta dallojnë ç’është ligji për dekriminalizimin. Ne sot do t’ia lëmë ligjit që të operojë me efikasitet për të gjetur deputetët, zyrtarët e lartë në funksione kushtetuese apo jo, administratës publike përfshirë pushtetin vendor, kryetarët e bashkive. Siç është deklaruar nga vendet partnere kanë kandiduar me bekimin e kryeministrit. Numri mund të jetë sa ç’është deklaruar ose më i madh, nuk jam në brendësi. Rama ose i largon, ose i fsheh në pushtetin vendor për interesin e tij. Të gjithë që kanë rekorde këto 2 vjet do të largohen. Numri besoj do të jetë i lartë.

Brenda muajit që vjen kemi kuadrin zbatues dhe në fillim të vitit plotësisht funksional.

Aspekti kushtetues është reflektiv mbi këtë ligj. Ndryshimet kushtetuese që janë çelësat e këtij ligji që besoj se do të jetë diçka teknike që s’do marrë kohë të madhe për miratim”

Ndërkohë që deputeti socialist Balla u artikulua se është një ditë e mirë për politikën shqiptare.

‘’Kjo është një ditë e mirë për politikën shqiptare. Më në fund u mbyll një proces I keqpërdorur. Nuk kishte shans të miratonim testin e drogës’’, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eduart Ndocaj: Do të martohem sërish në 2019-ën…
Ndocaj ndihmon një tjetër familje të varfër: Nuk e bëj për politikë »
Article Logic
Execution time: 0.027253866195679
array(1) { ["section"]=> string(147) "braho-per-dekriminalizimin-konsensus-shpresojme-mbeshtetjen-e-pd-per-kushtetuten-bylykbashi-ja-cilet-zyrtare-me-rekorde-kriminale-do-largohen-25884" }