Brajan i shkruan letër kryebashkiakut të Vlorës, Leli i përgjigjet nga rrjetet sociale

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:01 21-10-2015 Brajan i shkruan letër kryebashkiakut të Vlorës, Leli i përgjigjet nga rrjetet sociale

Një djalë i quajtur Brajan  i ka dërguar një letër kryebashkiakut Leli përmes portalit “Welcome to Vlora”, letër e cila i ka bërë përshtypje kryebashkiakut. Brajan i kërkon në letër parqe të gjelbërta e ndërsa Leli i zotohet se kërkesa e tij do të realizohet.

Xhaxhi kryetar i bashkisë,

“Qyteti i Vlorës është qyteti në të cilin shpeshherë në historinë e lashtë e të re kanë ndodhur shumë ngjarje të mëdha e shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe kombit shqiptar. Ardhja juaj në pushtet është një ngjarje shumë e rëndësishme për Vlorën. Duke uruar mirsëardhjen tuaj dhe duke marrë shkas nga pozicioni i favorshëm i Vlorës, ju kërkoj që të shtohen hapësirat e gjelbërta në qytet”, i shkruan Briani i vogël në letër.

“Kemi besim të plotë tek ju xhaxhi sepse jeni një doktor dhe doktori shëron jetë, rikthen jëtë ashtu edhe me Vlorën”.

 

*Sakaq, kryebashkiaku i Vlorës i është përgjigjur nga rrjetet sociale:

“Një djalë i vogël i quajtur Brajan dhe që ëndërron të bëhet astronaut, nëpërmjet portalit “Welcome to Vlora – Albania”, më ka drejtuar një letër publike e cila më ka bërë mjaft përshtypje.
Brajan! Unë jam zotuar në fushatë dhe po zotohem sërish këtu, se kërkesa jote do të plotësohet.

Dikur, kur unë isha i vogël sa ty, Vlora jonë kishte shumë parqe e lulishte; kishte detin e mrekullueshëm dhe kënde lojërash, për të cilat na kishte zili e gjithë Shqipëria. Por, më vonë, këto parqe e lulishte i “gllabëruan” pallatet gjigande, të cilat zunë çdo hapësirë të qytetit tonë. Dhe ja ku është tani, Vlora që përshkruan ti dhe ku nuk mund të gjesh ato mjedise ku ti dhe bashkëmoshatarët e tu, të luani e të argëtoheni.

Asnjë pallat nuk do të ngrihet më mbi parqet dhe lulishtet e Vlorës. Ato pak lulishte që kanë mbetur, do të rikonstruktohen dhe do t’u kthehen banorëve të qytetit tonë. Unë dhe stafi i Bashkisë, jemi duke punuar çdo ditë për të gjetur mundësi për të krijuar mjedise të gjelbëruara parqe të reja. Dalëngadalë, bashkë me ty, me fëmijët e tjerë të qytetit dhe miqtë tanë vlonjatë, do t’i kthejmë Vlorës hapësirat publike të munguara duke shtuar edhe të tjera.

I dashur Brajan.
I gjithë qyteti do të vihet në dispozicionin tuaj pasi ju, fëmijët, jeni e ardhmja e Vlorës tonë. Një nga këto ditë dua që të vish në zyrën time së bashku me një grup shokësh. Dua të dëgjoj nga vetë Ju se çfarë doni që të ndryshojë në qytetin tonë.
Të përqafoj
Miku yt, Dritani”, shkruan Leli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006976842880249
array(1) { ["section"]=> string(91) "brajan-i-shkruan-leter-kryebashkiakut-te-vlores-leli-i-pergjigjet-nga-rrjetet-sociale-23647" }