Brazili eleminohet me penallti në cerekfinalet e Copa America nga Paraguai

Publikuar tek: sport, më 10:02 28-06-2015 Brazili eleminohet me penallti në cerekfinalet e Copa America nga Paraguai Skuadra e Brazilit

Fati nuk ka qenë me Brazilin në Copa America. Skuadra e yjeve është skualifikuar pasi humbi në penallti nga Paraguai, në cerekfinalen e garës. Ndeshja përfundoi me barazim 1-1 që detyroi ekzekutimin e penaltive, ku lojtarët e Paraguait ishin më të saktë.

Robinho çoi Brazilin në avantazh pas 15 minutash, të cilin avantazh ata e ruajtën deri në mesin e pjesës së dytë.

Ishte një penalti e realizuar nga Derlis Gonzalez që barazoi gjithçka dhe që çoi ndeshjen në penalti.

Nga pika e bardhë për Brazilin të pasaktë ishin Everton Ribeiro dhe Douglas Costa, me kombëtaren Selecao që eliminohet nga e njëjta kombëtare që u eliminua katër vite më parë, po në të njëjtën fazë.

Në gjysmëfinale Paraguai do të përballet me Argjentinën që një ditë më parë eliminoi Kolumbinë po në penalti.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhaka gjithnjë e më pranë kalimit te Fiorentina
Tramezzani për Kaçen: Është i përshtatshëm për Lazio-n »
Article Logic
Execution time: 0.018481969833374
array(1) { ["section"]=> string(80) "brazili-eleminohet-me-penallti-ne-cerekfinalet-e-copa-america-nga-paraguai-14813" }