Bregu bën analizën e sensionit parlamentar: Jemi në drejtimin e duhur për jo në trenin e duhur

Publikuar tek: politike, më 16:04 23-07-2015 Bregu bën analizën e sensionit parlamentar: Jemi në drejtimin e duhur për jo në trenin e duhur

Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka bërë analizën e asaj se çfarë është arritur dhe çfarë jo.

Sipas Bregut, procesi i dekriminalizimit, reforma në sistemin zgjedhor apo decentralizimi nuk arritën për shkak se nuk ekzistonte vullneti në qeveri.

“Dekriminalizimi nuk u realizua se nuk ka vullnet, u shkel dhe Kushtetuta, pasi kjo paketë nuk u përfshi në seancë. Gjatë këtij sensioni nuk u bë dot një reformë për të qenë në sistemin zgjedhor dhe nuk u zbatuan rekomandimet e OSBE. U bë reforma territoriale por nuk u bë decentraliimi. Nuk u arrit të ulej dhe të shtronte një strategji për reformën në drejtësi. Ishte një premtim i tetorit të vjetshëm, më pas u shty për në shkurt të 2015 dhe sot jemi në fund të këtij sensioni dhe nuk kemi asgjë”, u shpreh Bregu.

Duke folur për pesë prioritetet e vendosura nga Bashkimi Europian, Bregu theksoi se 90% e këtyre prioriteteve janë realizuar për implementimi i tyre, çka do të thotë që Shqipëria është në drejtimin e duhur në realizimin e tyre, por jo në trenin e duhur në implementim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati / Rama: Nuk je as i dehur as i droguar, je i lumtur. Paloka: E ke gojën të lidhur me zorrën e trashë
Rama mbledh deputetët në Surrel. Zbardhen batuatat e kryeministrit me socialistët, Blushi dhe ministrat e LSI nuk ishin të pranishëm »
Article Logic
Execution time: 0.021514892578125
array(1) { ["section"]=> string(99) "bregu-ben-analizen-e-sensionit-parlamentar-jemi-ne-drejtimin-e-duhur-per-jo-ne-trenin-e-duhur-16841" }