Bregu: Evropa në krizë, zgjerimi tashmë pjesë e politikës së brendshme

Publikuar tek: politike, më 10:32 16-11-2015 Bregu: Evropa në krizë, zgjerimi tashmë pjesë e politikës së brendshme

Kryetarja e Këshillit Për Integrimin Evropian, Majlinda Bregu u shpreh gjatë konferencës  së prezantimit të raportit të KE pëe Shqipërinë, se Evropa është në krizën më të madhe që ka njohur ndonjëherë,  për këtë arsye zgjerimi tashmë nuk është pjesë e politikës së jashtme, por të brendshme.

“Prej të premtes Evropa është përfshirë nga një dhembje e madhe. Të gjithë presin të ketë vendime për të shkatërruar ISIS-in në vendin ku ai lindi. Kjo është kriza më e madhe që Evropa ka njohur ndonjëherë. Kur vriten njerëz të pafajshëm në mes të Parisit që konsiderohej një vend I sigurt, imagjino ne vende të tjera më pak të sigurta.”, u shpreh deputetja Bregu në lidhje me zhvillimet e fundit në Evropë.

Përsa I përket çështjes së zgjerimit dhe hapjes së negociatave për Shqipërinë, Bregu u shpreh:

“Duke parë situatën në Evropë, zgjerimi s’mund të jetë më pjesë e politikës së jashtme, por të brendshme . Nëse perspektiva e zgjerimit është e largët, shkaktohet destabilitet politik. 

Nevojitet një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Hapja e negociatave s’mund të jetë një garë pa kokë. Duhet të ketë monitorim më të rreptë për Shqipërinë, për të shmangur autoritarizmin”, përfundoi deputetja.

Lexo edhe: Prezantohet raporti i KE për Shqipërinë, Danielsson: Reforma në gjyqësor, reformë kyçe

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një SMS në celular, ja si i punëson PS militantët. Skema e deputetëve
PS tërhiqet nga propozimet për “Kodin e Punës” dhe “Kuponit Tatimor”, jo dëmim me 3 vite burg »
Article Logic
Execution time: 0.024167060852051
array(1) { ["section"]=> string(74) "bregu-evropa-ne-krize-zgjerimi-tashme-pjese-e-politikes-se-brendshme-25525" }