Bregu-Gjoshës: Shkresat, një tufë me gabime. Znj.ministre a ke një plan? Gjosha: E nisët me kritika të pabaza

Publikuar tek: politike, më 10:04 17-02-2016 Bregu-Gjoshës: Shkresat, një tufë me gabime. Znj.ministre a ke një plan? Gjosha: E nisët me kritika të pabaza

Majlinda Bregu, deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe në krye të Këshillit Kombëtar i ka kujtuar sot ministres së Integrimit se është e vonuar lidhur me punën që duhej bërë për Shqipërinë, me qëllim që të shkonim drejt hapjes së negociatave.

Por nga ana e saj ministrja Klajda Gjosha i ka kujtuar se është në rregull me punët që duhet të kryente ministria e saj, por sa i përket dokumentit strategjik të kërkuar nga Bregu, i duket një presion i hapur ndaj BE-së për të pranuar Shqipërinë.

Bregu: Ato shkresa po të ishin parë më parë do kishin shmangur një tufë me gabime. Atëherë Znj.ministre, a një plan sot për çeljen e negociatave? Edhe pse unë nuk pres të ndodhë para 2017. Të gjitha këto mendoj se janë të vonuara. A keni sot një dokument zyrtar të përgatitur nga qeveria, nëse po kush e ka miratuar, sa gjithëpërfshirës ka qenë?

Gjosha: Faleminderit Znj.Kryetare, edhe këtë takim e nisët me kritika, disa të pabaza. Qeveria ka qenë shumë e hapur, Plani Kombëtar i Integrimit Kombëtar vetëm para një jave është miratur nga qeveria dhe besoj do të ndahet. Përsa i përket dokumentit strategjik, nuk është hera e parë që e përmendni, do diskutohet edhe me Këshillin e Integrimit. Më duket një presion i hapur ndaj vendeve anëtarëe, që presin një rekomandim dhe jo ne të bëjmë një dokument. Në kohën dhe momentin e duhur, atëherë kur edhe klima të jetë më e mirë për BE-në që të pranojnë vende si Shqipëria.

Qeveria ka ngritur edhe bordin që do monitorojë deri në hapjen e negociatave, mblidhet 1 herë në dy javë, për t’I dhënë prioritet më të madh të gjitha masave që ministritë përkatëse i kanë vendosur vetes në këtë plan masash.

Dy pika janë: pikërisht Reforma në Drejtësi. Ne mund të bëjmë çdo gjë, t’I përmbahemi çdo afati, por duhet dialogu politik. Maturia e politikës shqiptare duhet të jetë edhe më e madhe se deri më sot për ta çuar përpara. Pjesa e dytë është Reforma Zgjedhore, për t’I dhënë vendit mundësinë e hapjes së negociatave.

Reforma në administratën publike, më e vlerësuara. Prioriteti numër 2, për Reformën në Drejtësi kemi Komisionin e Venecias raportin për ta çuar më tej në miratim në Parlament. Prioriteti tjetër kundër korrupsionit, ka bërë që lufta të kanalizohet në institucione të pavarura që e luftojnë. Është ngritur sistemi elektronik i gjurmimit të të dhënave për personat e korruptuar. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një tjetër prioritet, zbulimi i rasteve penale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi i përjavshëm, Rama shkon te Meta
Erion Braçe konfliktual me demokratët, por një deputete i ka fituar respektin e plotë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.027328968048096
array(1) { ["section"]=> string(110) "bregu-gjoshes-shkresat-nje-tufe-me-gabime-znj-ministre-a-ke-nje-plan-gjosha-e-niset-me-kritika-te-pabaza-32800" }