Bregu i Flidishtë vs Gana, finalja e Kupës së Afrikës

Publikuar tek: sport, më 22:46 05-02-2015 Bregu i Flidishtë vs Gana, finalja e Kupës së Afrikës

Gana është skuadra që ka arritur të sigurojë biletën për në finalen e madhe të Kampionatit Afrikan. Fitorja 3-0 ndaj organizatorëve të Guineas Ekuatoriale u ka mundësuar ganezve, pjesëmarrjen në finalen e eventit më të rëndësishëm afrikan.

Gjatë ndeshjes së sotme, tifozët vendas të Guineas kanë shkaktuar trazira në fushë dhe në shkallët e stadiumit, aq sa ka qenë e nevojshme ndërhyrja e një helikopteri nga ajëri në mënyrë që të vendosej rregulli në stadium.

Gana gjen në finale Bregun e Fildishtë, i cili ka mundur më katër shkurt Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 3-1.

Finalja do të luhet më tetë shkurt në orën 20:00 në stadiumin e qytetit të Bata-s.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tifozat Kuq e Zi”, aksion për grumbullim ndihmash, solidaritet me të prekurit nga përmbytjet
Tani mund të studioni për “Cristiano Ronaldo” në Universitet »
Article Logic
Execution time: 0.022152185440063
array(1) { ["section"]=> string(57) "bregu-i-flidishte-vs-gana-finalja-e-kupes-se-afrikes-2473" }