Bregu kritika Bashës dhe Berishës: Këmbana po bie fort

Publikuar tek: politike, më 15:32 23-04-2016 Bregu kritika Bashës dhe Berishës: Këmbana po bie fort

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka reguar pas publikimit të sondazhit të zhvilluar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku rezultonte se 59% e shqiptarëve ishin të pakënaqur me punën e qeverisë dhe 69.3% të pakënaqur me punën e opozitës.

Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, ndonëse me terma të përgjithshëm, Bregu kritikon drejtpërdrejt kryetarin e PD-së Lulzim Bashën dhe liderin e kësaj partie në Kuvend, Sali Berishën.

Që në hyrje, Bregu shprehet se ka kohë që bie fort këmbana e zhurmës për mosbesimin te ndryshimi që mund të sjellë politika. Më tej deputetja shkruan se logoret boshe të politikanëve që nuk mendojnë atë që thonë dhe thonë atë që s’bëjnë, janë vetëm paradhoma e kësaj rënie të paralajmëruar.

Ndryshe nga shumë kolegë të saj, Majlinda Bregu ishte ndoshta nga të paktat figura të larta të PD-së që nuk u mundua të justifikonte deklaratën e Berishës për armatosjen e popullësisë civile, duke qëndruar larg këtij debati.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut:

Gjetjet e nje sondazhi te NDI, Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim,(Institutit Demokratik Amerikan), besoj se nuk po me bejne te mendoj vetem mua.

Ka kohe qe kembana e zhurmes prej zbrasjes nga mendimi politik dhe mosbesimi te ndryshimi qe sjell politika, bie fort.

Nderkohe qe mbushja e gjymit me tallava politike, demagogji e marketing politik nuk e pudros dot krizen e gjithanshme qe ka mberthyer kete vend.

Perkundrazi, logorete boshe te politikaneve qe nuk mendojne ate qe thone dhe thone ate qe s'bejne, jane vetem paradhoma e kesaj renie te paralajmeruar.

Por po ndodh ajo qe pritej. E kam thene gati para nje viti dhe me vjen keq qe asgje nuk me ben qe te ndryshoj mendim.

Investimi i politikes tek individe e mesazhe apolitike; investimi i politikes tek vetshkaterrimi, boshatisja nga idealet duke i predikuar dhe praktikuar keto, investimi i politikes tek antipolitika, eshte politike me vete!

Persakohe e vetmja pike ku politika gjen konsensus eshte mosbesimi mes paleve politike, njerezit do ta ankorojne shpresen e besimin jashte politikes.

Persa kohe ndryshimi per mire jo vetem nuk ndodh, por qyetetaret jetojne me keq, jane me te kercenuar per t'perditshmen, jane shume me te pashprese per te ardhmen, diku besimi do te ankorohet.

Dhe shoqeria civile, mendimi online, nje hapesire qe s' ka per kufi ideologjite pa ide,fiton ate qe leshon politika. I kundervihet institucioneve, partive e politikes se pari.

Askush nuk e di cdo ndodhe neser.

Mesa duket, "demokracia e publikut"- shoqeria civile, mediat sociale po i zene vendin "demokracise te partive".

Me sa duket qytetaret po preferojne demokracine direkte.

Me sa duket, ja dhe nje raport/ sondazh tjeter per te reflektuar keto dite per gjithe mekatet tona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi e Hafizi nuk presin, pavarësisht Asamblesë nisen drejt Peshkopisë për të folur me strukturat
Mesazhi që Nikollaq Neranxi i dërgoi Sali Berishës pak përpara arrestimit »
Article Logic
Execution time: 0.032402992248535
array(1) { ["section"]=> string(59) "bregu-kritika-bashes-dhe-berishes-kembana-po-bie-fort-38478" }