Bregu kritika të ashpra Bashës: Përgjigju mirë, nuk je te Fevziu apo te Balla

Publikuar tek: politike, më 19:13 02-03-2016 Bregu kritika të ashpra Bashës: Përgjigju mirë, nuk je te Fevziu apo te Balla

Gjatë mbledhjes së grupit demokrat është diskutuar aksioni opozitar i së enjtes në parlament. Në mbledhje ka qenë Majlinda Bregu ajo që i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Kryetarit Lulzim Basha, duke i kërkuar të mos u shmanget pyetjeve.

Bregu-Bashës: “Nuk je tek Fevziu apo tek Balla këtu që të më japësh përgjigje televizive”.

Më tej Lulzim Basha ka pyetur deputetët nëse janë për bllokim të parlamentit apo për bojkot total të tij, shkruan Opinion.

Genc Ruli është shprehur se bojkoti duhet menduar sepse nuk ka PD-ja një kauzë kaq të fortë dhe duhet parë më tej si do bëhet rikthimi në Parlament. Asnjë nga deputetët nuk ka mbështetur idenë e bojkotit, por vetëm bllokim të parlamentit.

Nga ana tjetër kritika pa pasur edhe lideri historik, Sali Berisha i cili ka thënë se marrëdhëniet mediatike të grupit nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

“Ne kemi bërë një betejë parimore për drejtësinë. Venezia dëshmoi sa i drejte ishte qendirmi ynë, por njerezit janë të paqartë”, mësohet të jetë shprehur Berisha. Ai ka kërkuar që opozita të përqendrohet tek Byroja e Hetimit dhe Reforma në Drejtësi, pasi Komisioni i Venecias në rekomadimet e fundit i ka dhënë të drejtë PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i rrit pagën Veliajt, kryebashkiaku do të paguhet më shumë se deputetët
Formulari i dekriminalizimit, PS shpërndan modelin që do plotësojnë deputetët »
Article Logic
Execution time: 0.062078952789307
array(1) { ["section"]=> string(81) "bregu-kritika-te-ashpra-bashes-pergjigju-mire-nuk-je-te-fevziu-apo-te-balla-34047" }