Bregu numëron dhe bën bilancin e votave në njësinë 7: T’i ikësh realitetit nuk është fitore

Publikuar tek: politike, më 15:59 23-06-2015 Bregu numëron dhe bën bilancin e votave në njësinë  7: T’i ikësh realitetit nuk është fitore Majlinda Bregu në njesin 7

Ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht deputete e PD Majlinda Bregu numëron votat bashkë me komisionerët në njësinë 7. Bregu bën edhe një bilanc duke konstatuar se diferenca e votave për të djathtët nga viti 2013 është 8800. Mandej deputetja falenderon mbështetësit duke shtuar se ata kanë konfirmur që” t'i ikesh realitetit nuk eshte fitore, por ta pranosh mund te besh ndryshimin”.

“Në njësinë 7 në Tiranë ,me këtë konfigurim të koalicioneve siç janë sot, diferenca e vitit 2013 ishte -8800 për koalicionin e djathtëe.

Sot, pas numërimit të kutive për kryetarin e bashkisë është - 4649.

Janë 4100 vota të rikuperuara.
Kam detyrimin për të falenderuar të gjithë njerëzit e vërtetë të pashpikur, anëtarë,mbështetës, votues të PD të kësaj njësie,të cilet kanë vite që punojne pa u kursyer për Partinë Demokratike duke konfirmuar dhe njëherë se t'i ikësh realitetit nuk është fitore, por ta pranosh mund të besh ndryshimin. Tani vazhdon numëimi për këshillat bashkiake”, shkruan Bregu nga njësia 7 e Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltarët bashkiakë, në Dropull kryeson LSI, pas saj PBDNJ
Festime skandaloze në Lezhë, simpatizantët e PD djegin në shesh flamurin e PS-së »
Article Logic
Execution time: 0.051273107528687
array(1) { ["section"]=> string(96) "bregu-numeron-dhe-ben-bilancin-e-votave-ne-njesine-7-t-i-ikesh-realitetit-nuk-eshte-fitore-14454" }