Bregu: Pa dekriminalizim nuk bëhet Reforma në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 19:11 18-05-2015 Bregu: Pa dekriminalizim nuk bëhet Reforma në Drejtësi

Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, Majlinda Bregu, shkruan në Facebook, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit në Bruksel se janë 4 pika të cilat e kërcënojnë integrimin e Shqipërisë.

"Sot në Bruksel për Takimin e 7-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit ku theksova se:

1. Reforma në drejtësi nuk bëhet pa kryer procesin e dekriminalizimit. Nuk mund të votojnë për një drejtësi të pavarur deputetët me precendete kriminale.

2. Zgjedhjet e 21 qershorit, incidentet, skema të manipulimit duke shtuar listat e votuesve me zgjedhës që nuk janë banorë të një njësie zgjedhore duke shtuar në mënyrë artificiale listat siç ndodhi në Durrës, apo përdorimi i administratës publike minojnë pa nisur standartin e zgjedhjeve.

3. Shqiperinë në rrugën e saj drejt BE nuk e ndihmojnë deklaratat "furça" për " progres të dukshëm dhe "gjithpërfshirja është e nevojshme dhe ne shpresojmë që palët të gjejnë gjuhën e kompromisit", kur të vërtetat për kompromisin tonë afatgjatë të munguar politik janë me kokfortë se çdo deklaratë.

4. Si në rastin e krizës politike në Maqedoni e cila nuk nisi sot,- as rastesisht para protestës opozitare pati një situatë alarmante në Kumanovë, as moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit prej 2001 nuk ndodhi papritur këtë muaj,- rajoni ka nevojë për qasje të parashikueshme drejt BE duke forcuar mesazhet se vetëm sundimi i ligjit dhe vullneti politik për reforma i bën vendet tona më demokratike” shkruan Bregu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshohet renditja në fletët zgjedhore, PS numri 23, PD - 15 dhe LSI - 47
Nishani: Erdogan nuk kërkoi zyrtarisht mbylljen e shkollave të fondacionit “Gylen” »
Article Logic
Execution time: 0.12167000770569
array(1) { ["section"]=> string(59) "bregu-pa-dekriminalizim-nuk-behet-reforma-ne-drejtesi-11432" }