Bregu: Pse nuk duhet lënë e qetë familja Kajtazi

Publikuar tek: politike, më 06:32 18-08-2015 Bregu: Pse nuk duhet lënë e qetë familja Kajtazi

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka komentuar dramën e familjes Kajtazi nga qyteti i Durrësit dhe arratisjes së dy vajzave Orialda dhe K.Kajtazi. Bregu shprehet se ky nuk është një rast tipik i krizës së adoleshentëve por një problem më i madh, një krizë e gjithë shoqërisë shqiptare.

Sipas Bregut, drama e tyre është pasojë e krizës së individit, ekonomike, edukimit madje edhe pasojë e krizës politike në vend:

“Orielda Kajtazi ,18 vjec, po e prek pavarësine në burg. E motra Klevisa 14 vjeç, në një institucion emergjence. ( Ne nuk kemi strehëza për të mitur)

Kam dëgjuar me veshët ngritur e frymën në fyt këtë histori të dy motrave që i vunë flakën shtëpisë a jo, që helmuan prinderit a vetëm i vunë në gjumë, që u arratisën në kërkim të pavarësisë, në hakmarrje ndaj dhunës në familje, në shenjë rebelimi ndaj prindërve e motrës më të madhe që nuk i kuptonin, apo nën peshën e hormoneve të dalldisura të adoloshencës.

Një histori që ju dha një famë edhe më traumatike dy motrave, edhe nëse nën efektin e traumës së jetuar në familje të kishin planifikuar hakmarrjen a lirinë.

Asnjë nga ne nuk di të vërteten e kësaj historie, por as pres ta mësoj nga prokurori i çështjes.

Ndjesë por as nga avokati i vajzave. Teksa dëgjova për prokuror, avokat gjyqtar, nuk dëgjova nëse vajzave u ishte bërë ndonjë vlerësim psikologu të vërtetë apo profesionisti të shëndetit mendor.

Sot një 18 vjeçare, për drejtesinë e ligjin jo më minorene si e motra, akuzohet për një krim.

Por nëse historia e rrëfyer prej tyre, të ketë edhe copëza të vërteta të përjetuara të historive të dhunës në familje, fyerjes, cënimit nga familjarët, përgjigje të ndonjë “psikologu” shkolle që përton të dëgjojë dhe i bie shkurt duke i ofruar për ndihmë titullin e kapitullit të “Hyrje në Psikologji”, i kujt është krimi?!

Ish profesori im Artan Fuga para dy ditësh bënte një thirrje për ta lënë të qetë familjen Kajtazi.

Unë them Jo! Për një arsye të thjeshtë. Ky nuk është rasti i krizës së dy adoloshenteve. Eshtë njëra prej thirrjeve të alarmit për krizën e shoqërisë, të individit që nuk di ku të orientohet e çfarë është vlerë sot; familjeve që jetojnë mes krizës ekonomike e dramave sociale; të edukimit e punësimit; të moskontrollit të aftësive të atyre që ushtrojnë profesionin e psikologut a këshilluesit në shkolla; të mungesës së besimit tek njëri tjetri; të krizës së medias që po trafikon mediatikisht vajza me këto ritet kalimtare të “selfie” e “belfie”, me një lehtesi të frikshme, të krizës së shkollës që jep njohuri tekstesh, por nuk lehtëson kalimin nga fëmijë tek i rritur. Dhe që të mos dukem se flas nga maja e thanës, edhe të krizës tonë politike që merret më shumë me veten e shumon frustracionin e njerëzve.

Orielda dhe Klevisa Kajtazi janë një pasqyrë e krizës në veprim të realitetit tonë. Më mirë ta shohim se mbase shkundemi të gjithë nga pak.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas vizitës në Kubën e largët, Nard Ndoka nis pushimet në Drimadhe
Nishani: Militantë ekstremistë politikë janë përfshirë në reformën në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.015961170196533
array(1) { ["section"]=> string(53) "bregu-pse-nuk-duhet-lene-e-qete-familja-kajtazi-18603" }