Brenda KOMPLEKSIT, Rama përballet me ‘peshqit e mëdhenj’ në Elbasan: Kur të zgjoheni nga ëndrra... (PRAPASKENAT/ Pyetje-përgjigjet)

Publikuar tek: politike, më 14:16 13-03-2018 Brenda KOMPLEKSIT, Rama përballet me ‘peshqit e mëdhenj’ në Elbasan: Kur të zgjoheni nga ëndrra... (PRAPASKENAT/ Pyetje-përgjigjet)

Në Elbasan, në kompleksin Rozafa, aty ku është akomoduar qeveria këto dy ditë, kryeministri Edi Rama është përballur me një surpizë jo fort të këndshme.

Në mure, ishin vendosur “peshqit e mëdhenj” të kabinetit qeveritar, skenar dhe regji e gjitha nga pronari i kompleksit Gjergj Luca.

Sapo i ka parë në fakt kryeministri ka shpërthyer në të qeshura por gjithsesi nuk i ka shpëtuar interesimit të gazetarëve lidhur me peshqit e mëdhenj dhe arrestimet e bujshme.

Më poshtë pyetje-përgjigjet e plota :

Gazetarja: Arrestimi së shpejti të bujshme. Peshq të mëdhenj të kabinetit qeveritar ishin vendosur në muret e kompleksit duke aluduar për ministrat e qeverisë. A ishte surprizë për ju kjo?

Rama: Unë nuk kam lajmëruar arrestime të bujshme, sepse unë nuk bëj arrestime. Kur të zgjoheni nga ëndrra që keni parë, mund të bëhemi bashkë për një konferencë tjetër shtypi.

Gazetari: Rruga dhe shtesë financimesh. Zona e metalurgjikut si njollë e zezë e Elbasanit. 

Rama: Së pari është e vërtetë që është cështje financimi. Dhe do ta marrim ne persipër. Rruga Tiranë Elbasan është gropa e një marrëzie të shkuar dhe një babëzie të freskët. Për marrëzinë e shkuar kanë paguar qytetarët dhe buxhetit dhe do të paguajnë përgjegjësit që janë nën hetim. Ne duhet të mbarojmë rrugën. Deri në fund të vitit të mbarojmë rrugën.

Metalurgjiku unë thashë gangrenë e vjetër dhe jo njollë e zezë sic thatë ju. Sigurisht që ka shumë problem komplekse dhe ajo ndotje që ju thotë dhe ajo gjendje që ne e dime pengon dhe investitoret që të gjejnë arsye të mjaftueshme për të investuar në atë zonë por ne do të merremi seriozisht me këtë gjë në këtë mandate dhe do të bëjmë kthesë dhe aty.

Gazetari: Ju i keni ndjekur vetë rekrutimet në administratë. Cfarë kriteri keni përdorur për emërimin e ish-deputetit të PD Mëhill Fufi drejtor në Laç për rrugët?

Rama: Ju do më keni parë në ndonjë ëndërr se nuk bëj rekrutime. Janë institucionet që bëjnë rekrutime. Duke qenë se është edhe kohë e freskët dhe bie dhe shi, shumë të pranueshëm ju sugjeroj ecje në shi për tu zgjuar nga gjumi dhe herën tjetër të jeni të zgjuar kur të bëjmë konferencën e ardhshme.

Pikturat e "peshqëve të mëdhenj" në kompleks

cccc.PNG

bbbbb.PNG

aaaa.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbledh qeverinë në Elbasan, DETAJI nga restoranti ku do drekojnë (AGJENDA)
DENONCIMI/ Dalin në skenë EMRA të rinj, kush e solli Gunvorin në Tiranë; Nga Besnik Sulaj te premtimi për Jurimexit... »
Article Logic
Execution time: 0.0043361186981201
array(1) { ["section"]=> string(128) "brenda-kompleksit-rama-perballet-me-peshqit-e-medhenj-ne-elbasan-kur-te-zgjoheni-nga-endrra-prapaskenat-pyetje-pergjigjet-113118" }