Brenda muajit 70 milionë dollarë kredi të këqija, ç’po ndodh me to?

Publikuar tek: ekonomi, më 12:14 06-09-2016 Brenda muajit 70 milionë dollarë kredi të këqija, ç’po ndodh me to?

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas shtimit të kredive të këqia me një vlerë  prej 70 milion dollarë vetëm përgjatë korrikut. Sot, kreditë e këqija zënë 21.5 përqind të totalit.

Nga Klodian Tomorri


Vetëm në korrik, u shtuan rreth 70 milionë dollarë të tjera kredi të këqija në sistem. Kjo është shumë. Tmerrësisht shumë.

Guvernatori i Bankës tha në Parlament se falimentimi i Kurum do të shtojë 1 pikë përqindje tek kreditë e këqija. Por krahasuar me fundin e vitit të kaluar, kreditë me probleme janë rritur me 3.5 pikë përqindje. Sot treguesi i kredive të këqija është 21.5 për qind e totalit.

Plani i posacem kombetar per kredite me probleme, i bashkefirmosur nga Kryeministri dhe Guvernatori i BSH perfundoi de fakto ne nje akt, i cili efektin e vetem pati fshirjen e 220 milione dollareve kredi te keqija te vjetra nga bilanci i bankave. A thua se per te fshire kredi u duhej bere nje plan kombetar.

Por shqetesimi i madh eshte se edhe pasi u fshine 220 milione dollare kredi te keqija, shifra po shkon prape atje ku ishte. Imagjino nese nuk do ishin fshire as ato. Sot kredite e pakthyera ne Shqiperi do te ishin 30 per qind.

Ne cdo deklarate per Shqiperine, FMN perserit thirrjen per qeverine dhe Banken e Shqiperise qe te zgjidhin ngercin e kredive te keqija. Por kredite nuk ulen. Dikush po reziston. Dhe me gjasa jane lobistet, ata qe kane torten e madhe te borxhit te keq. 35 kompani dhe grupe kane 52 per qind te kredive me probleme.

Ndaj ligji i falimentimit zvarritet. E po keshtu ca akte te tjera. Nderkohe sistemi financiar eshte peng. Kjo edhe per faj te korrupsionit brenda tij. Shqiperia duhet te filloje seriozisht te gjuaje korrupsionin ne sistemin bankar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028589010238647
array(1) { ["section"]=> string(71) "brenda-muajit-70-milione-dollare-kredi-te-keqija-c-po-ndodh-me-to-52053" }