Brenda takimit sekret ku Wall Street testoi paranë dixhitale

Publikuar tek: ekonomi, më 17:12 05-05-2016 Brenda takimit sekret ku Wall Street testoi paranë dixhitale

Në një të hënë të Prillit, më shumë se 100 drejtues nga disa prej institucioneve më të mëdha financiare në botë u mblodhën në një takim privat në zyrën e “Nasdaq Inc” në Times Square.

Ata nuk ishin aty për të diskutuar vetëm për “blockchain”, teknologjinë që disa thonë se do ndryshojë financat, por për të ndërtuar dhe eksperimentuar me “software”-in.

Në fund të ditës ata panë diçka revolucionare: Dollarë të SHBA-ve që shndërrohen në asete tërësisht dixhitale, të afta për t’u përdorur, ekzekutuar dhe kryer tregëti në çast. Ky është “blockchain”, ku sistemi i rëndë dhe i gabueshëm të cilit i duhen ditë për të lëvizur para nëpër botë zëvendësohet me një metodë të menjëhershme. Eventi u krijua nga “Chain”, një prej iniciativave për të rilidhur industrinë financiare me përfaqësues nga Nasdaq, Citigroup Inc, Visa Inc, Fidelity, Fiserv Inc, Pfizer Inc dhe shumë të tjerë.

Ngjarja - sipas një deklarate këtë të hënë - shënoi një moment të rëndësishëm në zhvillimin e “blockchain”, për atë çka ka arritur dhe sa firma ka mundur të përfshijë. Potenciali teknologjik ka mahnitur drejtuesit e Wall Street sepse ofron një mënyrë për të liruar miliona  dollarë duke përshpejtuar transaksionet që deri tani mund të duan ditë të tëra të kryhen, duke bllokuar kapitalin.

Por një copëz e madhe e kësaj enigme është transformimi i parave në formë dixhitale. Dhe ndërsa disa firma kanë kryer eksperimente, “Chain” tregoi se shumë prej tyre janë të interesuara për një zgjidhje të përbashkët.

“Ne krijuam në dollar dixhital” për t’i treguar grupit në Nasdaq, një kredi dhe debit ë menjëhershme në “blockchain”, tha Marc West, zyrtari më i lartë i leknologjisë në Fiserv, një kompani transaksionesh dhe pagesash me më shumë se 13.000 klientë në të gjithë industrinë financiare. “Kjo është hera e parë që paratë kanë lëvizur”. (bloomberg.com)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22905707359314
array(1) { ["section"]=> string(66) "brenda-takimit-sekret-ku-wall-street-testoi-parane-dixhitale-39588" }