Brenda vitit, marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Publikuar tek: ekonomi, më 17:51 29-09-2016 Brenda vitit, marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka zhvilluar takime me përfaqsues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Botërore ku kanë diskutuar mbi sitemin hekurudhor dhe infrastrukturën.

Ministri Dervishaj takimin e parë e zhvilloi me  drejtorin e BERZH për Shqipërinë Mateo Colagneli, me të cilin u diskutua për projektin e linjës së re hekurudhore, Tiranë-Rinas-Durrës.

Dervishaj tha se pala shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ta ndërtuar këtë linjë të re hekurudhore, brenda afateve të caktuara nga donatorët. Dervishaj kërkoi përfshirjen në projekt edhe të stacionit të vjetër të trenave në Tiranë, për ta lidhur më tej me Kasharin, propozim  që gjeti mbështetjen nga drejtori i BERZH.

Nga ana e tij drejtori Colagneli, tha se synohet firmosja e marrëveshjes brenda këtij viti, për ti hapur rrugë fillimit të punimeve në 2017.

Drejtori i BERZH njoftoi se janë siguruar fondet për implementimin e këtij projekti strategjik.

Ministri theksoi se kjo linjë e re hekurudhore do ti japë një dimension dhe zhvillim të ri transportit hekurudhor

Takimet e Ministrit Dervishaj vijuan me Raymond Bourdeaux, Drejtori i Bankës Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm për Europën Juglindore, me fokus zhvillimin e mëtejshëm të projekteve në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve dhe në Transport.

Ministri Dervishaj u ndal te reforma e ujit, duke theksuar se shumë shpejt fillon edhe faza e dytë e kësaj reforme të rëndësishme që lidhet me implementimin në 61 ujësjellësat e rinj në gjithë vendin.

Dervishaj tha se në këtë fazë, do të synohet përfshirja dhe bashkëpunimi me kryetarët e bashkive, për ta zbatuar me sukses këtë reformë të rëndësishme. Ministri shtoi se një element që do i shtohet kësaj faze të dytë, është përfshirja e shoqërisë civile, pasi kjo reformë në thelb është një shërbim për qytetarët. 

Zoti Bourdeaux mirëpriti propozimet e Ministrit, dhe u shpreh i gatshëm për të dhënë asistencën e Bankës Botërore.

Ministri, theksoi gjithashtu domosdomërinë për një qasje me strategjike ndaj transportit detar, si një dimension i rëndësishëm për transportin dhe ekonominë e vendit, që ende nuk ka marrë vëmendjen e duhur. 

Në takim u diskutua fillimi i një projekti të ri nga Banka Botërore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, me qëllim mbështetjen e Agjendës së Konektivitetit.

Qëllimi i këtij projekti, është plotësimi i parakushteve nga Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit, për të përfituar nga fondi europian 1 miliard euro në Transport, deklaruar nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024642944335938
array(1) { ["section"]=> string(77) "brenda-vitit-marreveshja-per-ndertimin-e-hekurudhes-tirane-rinas-durres-54541" }