Breshëri plumbash drejt boksierit të Vllaznisë, flet nëna

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:45 07-05-2017 Breshëri plumbash drejt boksierit të Vllaznisë, flet nëna

Boksierit të Vllaznisë Nelson Hysa iu bë atentat mesditën e djeshme nga 2 persona me motor, prej të cilëve mori dhe një plumb në trup.

Sipas policisë Hysa është qëlluar në momentin që do futej për t’u qethur në një berberanë në lagjen Qemal Stafa në vendin i quajtur Ura Dervishbeg.

Boksieri i peshave të rënda të Vllaznisë është një nga figurat e njohura të sportit në vend. Ai është shpallur 18 herë kampion boksi i Shqipërisë. Por në një intervistë të dhënë vetëm pak muaj më parë, nëna e tij ka treguar se ajo nuk ka dashur kurrë që djali i saj të merrej me boks, pasi siç ka sqaruar, ka pasur frikë të shihte të birin tek plagosej në ndeshje.

“Nelsoni që kur ka lindur ka qenë një fëmijë i shkathët. Nuk kemi qenë dakord që të merrej me boks pasi boksi është një sport që do, s’do, do e hash një grusht. Nëna ka dëshirë të mos i prekësh një fije floku fëmijës jo t’i biesh edhe me grusht. Ai ka bërë me dhjetra ndeshje dhe unë kurrë nuk e kam parë. Edhe kur ka dalë në televizor më kanë thanë hajde shikoje, unë kurrë nuk e kam parë sepse nuk mundem”, ka thënë nëna për BW.

Tashmë Hysa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy “gjermanët e fundit” patrullojnë në Fier
“Rilindjes” po i bëhet funerali në “Çadrën e Lirisë”. »
Article Logic
Execution time: 0.020122051239014
array(1) { ["section"]=> string(62) "bresheri-plumbash-drejt-boksierit-te-vllaznise-flet-nena-77764" }