Breshëri plumbash Në Divjakë, forcat RENEA plagosin një person (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 14-09-2018 Breshëri plumbash Në Divjakë, forcat RENEA plagosin një person (EMRI) Foto ilustruese

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Remas në Divjakë mes forcave të RENEAS dhe një shtetasi 78-vjeçar.

Mësohet se forcat RENEA ishin në kërkim të dy të dyshuarve për vrasje të cilët strehoheshin në banesën e 78-vjeçarit Haxhi Lika.

Mësohet se gjatë shkëmbit të zjarrit, Lika është lënduar në kokë në rrethana ende të paqarta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sulmi me armë ka ndodhur pasi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë.

Ja njoftimi për ngjarjen:

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA.

Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.

Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t'u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.

Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vettingu në politikë, Ruçi nga Fieri: Drafti është në tryezë
I vë qëllimisht zjarrin vreshtës, arrestohet 25-vjeçari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.034701108932495
array(1) { ["section"]=> string(73) "bresheri-plumbash-ne-divjake-forcat-renea-plagosin-nje-person-emri-134286" }