Breshkës i kafshon miu këmbët, pronari paguan 1 mijë paund për këmbë artificiale

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:24 28-04-2015 Breshkës i kafshon miu këmbët, pronari paguan 1 mijë paund për këmbë artificiale

Një breshkë është sulmuar nga një brejtës teksa ishte në kohën e gjumit letargjik. Brejtësi i ka kafshuar asaj dy këmbët e para duke e bërë të pamundur që të mund të ecë në vazhdim.

Por, pronarët që e mbanin i kanë montuar asaj në trup dy rrotulla lëvizëse duke e ndihmuar që të ecë me dyfishin e shpejtësisë që ecte më parë. Ajo përdor këmbët e pasme për t’u shtyrë përpara me anë të gomave. Por, njerëzit që kujdesen për të tregojnë që breshka e ka të vështirë që të mësojë të kthehet dhe të ndalojë. Pronari Ryder i pagoi një veterinari një faturë prej 1 mijë paund për t’i shëruar këmbët e kafshuara nga “armiku” sulmues dhe më pas e dërgoi atë tek inxhinieri për t’i rikuperuar këmbët artificiale.

E ardhmja e breshkës do të ishte e zymtë pa këmbët e para, por mobilizimi i ri do ta ndihmojë atë që të jetojë edhe 50 vite të tjera në kushte të mira.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Bomba” më e madhe në botë, vullkani Yellowstone rrezikon që të shpërthejë
Hape pak rrugën o shofer… »
Article Logic
Execution time: 0.14759302139282
array(1) { ["section"]=> string(84) "breshkes-i-kafshon-miu-kembet-pronari-paguan-1-mije-paund-per-kembe-artificiale-9902" }