Brezi i lojtarëve të mëdhenj, legjenda e futbollit vlonjat mbush sot 75 vjeç

Publikuar tek: sport, më 17:29 03-01-2018 Brezi i lojtarëve të mëdhenj, legjenda e futbollit vlonjat mbush sot 75 vjeç

Sot në 3 janar 2018 legjenda e futbollit vlonjat Mexhit Haxhiu mbushi 75 vjeç.

Mexhit Haxhiu i përket atij brezi futbollistësh që kishte lindur për tu bërë lojtar i madh, si Loro Boriçi, Panajot Pano etj.

I penguar nga regjimi totalitar për shkaqe biografie, Mexhit Haxhiu u detyrua të luante me Flamurtarin e tij të zemrës, por edhe me Partizanin e madh të Panajot Panos, ku shkëlqeu gjatë gjithë karrierës së tij brilante brenda vendit.

I lejuan të luante vetëm 3 takime ndërkombëtare me ekipin Kombëtar, por vetëm brenda Shqipërisë, sepse biografia, kjo sagë qesharake që mori në qafë me qindra shqiptar, nuk e lejonte të dilte jashtë për të treguar përpara Europës kapacitetin e tij futbollistik.

Mexhit Haxhi ka qenë një futbollist i Madh, i cili thirrej nga tifozët “Pele i bardhë”, një zhongler i pabesueshëm, një fluturues mbi mbrojtjet kundërshtare, një driblues magjik, një shënues elegant, një model disipline dhe përgatitje rigoroze, një gjimnazist i shkëlqyeriI “Ali Demit”, një mjeshtër me edukatë qytetare për tu marrë shembull.

I thirrur në vitin ’72 në ndihmë të ekipit të Besës së Kavajës gjatë një ndeshje në Durrës për kupat e Europës, pas hezitimit biografik të autoriteteve ai futet në lojë në pjesën e dytë dhe godet një faull.

Ja komenti gazetaresk i kohës: “Krosimi dinak i Haxhiut teknik, fton intuitën e Pagrisë të mposht portierin skocez”. Pra me futjen e Haxhit në lojë Kavaja barazon 1-1 me ekipin skocez.

Mexhit Haxhiu është shpallur fitues i anketës “10 sportistët më të mirë të vitit” në 1972-shin dhe është përzgjedhur si një nga 11 futbollistët më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohëve pas anketës së zhvilluar vite më parë.

Haxhiu është “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi i Vlorës”. Me këtë rast i urojmë jetë të gjatë sa ullinjtë e Vlorës!/ Ergys Alushi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 4 vjet në koma, FOTOT 1 milionë dollarëshe të Michael Schumacher
Futbollisti i njohur rrëfen dramën familjare: Im bir po lufton për jetën... »
Article Logic
Execution time: 0.43873620033264
array(1) { ["section"]=> string(82) "brezi-i-lojtareve-te-medhenj-legjenda-e-futbollit-vlonjat-mbush-sot-75-vjec-105304" }