Bridget Jones shtatzënë në kapitullin e tretë, por kush do të jetë babai? (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:05 04-01-2016 Bridget Jones shtatzënë në kapitullin e tretë, por kush do të jetë babai? (FOTOT)

Kushdo që ka qenë i apasiounuar për ditarin e Bridget Jones, patjetër do të duhet të presë serinë e tretë të filmit nën realizimin e Renee Zellëeger. Por ka disa gjëra për të cilat flet edhe media botërore dhe ngrenë shumë pikëpyetje.

Kush do të jetë babai i fëmijës së Bridget Jones? As ajo vetë nuk e di. Në një intervistë për Sunday express, thotë se as ata që e kanë bërë filmin nuk e dinë këtë gjë. “Ideja për ti mbajtur të gjithë në ankth është edhe qëllimi kryesor. Askush nuk e di se kush është babai”, thotë ajo.

fo1.jpg

1.Nga filmi Bridget Jones’s Baby janë xhiruar tre finale të ndryshme për të ruajtur sekretin deri në ditën kur do të bëhet edhe premiera.

2.Kapitulli i tretë do të mbërrijë në Evropë në 22 prill

3.Skenari nuk është i njëjtë me romanin e tretë të Helen Fielding, “E çmendur pas djalit”, në të cilën Bridget është 51 vjeç, është nënë e dy fëmijëve dhe e veja e të shkretit Mark Darcy.

4.Në film protagonistja është 43 vjeç, është ende beqare dhe është shtatzënë.

5.Fansat duhet ti thonë lamtumirë personazhit Daniel Cleaver, feministit të interpretuar nga Hugh Grant që nuk do të jetë pjesë e filmit

6.Në zemrën e Bridget ka një rival të ri: Jack Quant që interpretohet nga Patrick Dempsey, ex-star i Anatomisë së Greyt

7.Në film ka një pamje të këngëtarit Ed Sheeran që e ka bërë të ditur pjesmarrjen e tij në film nëpërmjet një fotoje në instagram.

8.Regjizorja e filmit të ri është Sharon Maguire, e njëjta e kapitullit të parë “Ditari i Bridget Jones (2001) ndërkohë që në kapitullin e dytë të vitit 2004, regjizor ishte Beeban Kidron.

 

fo2.jpg

fo3.JPG

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i RTSH-së bën disa falenderime tipike, lexoni ç’epitete i vë Elton Dedës, Pandi Laços, Edmond Zhulalit, Sokol Marsit dhe Enada At’Nikollës
Këshilltari i Ramës i shqetësuar për bojën e hedhur në fasadën e Kryeministrisë: Problem jo i vogël »
Article Logic
Execution time: 0.018831014633179
array(1) { ["section"]=> string(83) "bridget-jones-shtatzene-ne-kapitullin-e-trete-por-kush-do-te-jete-babai-fotot-29112" }