Briken Calja triumfon në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, “rrëmben” 3 medalje ari

Publikuar tek: sport, më 20:17 28-03-2018 Briken Calja triumfon në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, “rrëmben” 3 medalje ari

Pas skandalit të dopingut, më në fund një lajm i mirë vjen nga Peshëngritja shqiptare.

Briken Calja ka triumfuar në Europianin e Peshëngritjes që mbahet në Rumani duke arritur të fitojë tre medalje ari në të gjitha disiplinat e kategorisë 69 kg në stilin e shkëputjes.

Calja ngriti fillimisht 141 kilogram në provën e parë. Në të dytën, 28-vjeçari shqiptar ngriti 143 kilogram për ta mbyllur më pas me peshën 146 kilogram dhe me një medalje të artë në këtë stil.

Por fitoret e Brikenit nuk u ndalën me kaq. Peshëngritësi shqiptar u shpall kampion edhe në stilin e shtytjes. Në provën e parë ai ngriti 171 kg, në provën e dytë dështoi me 175, por në të tretën u tregua i saktë duke fituar medaljen e dytë të artë.

Në total peshëngritësi shqiptar, në shkëputje dhe në shtytje ngriti 321 kg duke arritur të fitojë edhe medaljen e tretë të artë në dygarësh.

zcwegwerhy4h5j.jpg

segfweryw4gh4hnj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali: Si i trukon ndeshjet e futbollit mafia shqiptare, dëshmi tronditëse në librin e ri
»
Article Logic
Execution time: 0.021805047988892
array(1) { ["section"]=> string(91) "briken-calja-triumfon-ne-kampionatin-europian-te-peshengritjes-rremben-3-medalje-ari-114857" }