Briseida Shehaj: Vitin e kaluar morëm nga biznesi 7% më shumë të ardhura, ulëm 30 milionë USD gjobat e padrejta

Publikuar tek: politike, më 12:23 24-08-2015 Briseida Shehaj: Vitin e kaluar morëm nga biznesi 7% më shumë të ardhura, ulëm 30 milionë USD gjobat e padrejta Briseida Shehaj

Kreu i Tatimeve në Shqipëri Briseida Shehaj ka dalë sot në një deklaratë të shkurtër për shtyp duke bërë publike dy shifrat e mbledhjes së të ardhurave nga bizneset për vitin e kaluar si dhe duke siguruar bizneset se operacioni ndaj informalitetit nuk është luftë ndaj biznesit.

Sipas Shehajt në vitin 2014 ka patur një rritje prej 7% në mbledhjen e të ardhurave te bizneset si dhe janë ulur gjobat e padrejta ndaj biznesit në shumën 30 milionë dollarë.

“Në 2014 kemi shënuar 7% rritje në mbledhjen e të ardhurave nga bizneset. Kemi ulur ndjeshëm gjobat e padrejta. Me 30 milionë dollarë në 2014 u ulën gjobat ndaj biznesit.

Së pari për operacionin ndaj informalitetit nuk kemi të bëjmë me një luftë kundër biznesit, përkundrazi. Kjo bëhet vetëm që konsumatori të marrë një kupon dhe të ardhurat të shkojnë në arkën e shtetit.

Së dyti ky aksion është për të mbrojtur bizneset dhe për ulur taksat.

Të treti nuk është luftë kundër biznesit të vogël përkundrazi,  biznesi i vogël të formalizohet më shpejt. Operacioni ynë do fillojë nga ata sipërmarrës që mbajnë peshën kryesore të taksave.”, tha Shehaj në deklaratën e shkurtër.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve është vënë shpesh në qendër të debateve në lidhje me mbledhjen e tatimeve te bizneset dhe kontrollin selektiv të tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama përgjigjet online: Korrupsioni nuk mbaron kurrë. Marrëdhënia me Metën? Më e mirë se asnjëherë
Rama: Azilkërkuesit? Shumica jo nga Shqipëria por Greqia. Reagon Basha: E mohoi paturpësisht »
Article Logic
Execution time: 0.019302845001221
array(1) { ["section"]=> string(114) "briseida-shehaj-vitin-e-kaluar-morem-nga-biznesi-7-me-shume-te-ardhura-ulem-30-milione-usd-gjobat-e-padrejta-19039" }