Britania "e rrënuar" përpiqet të gjej zgjidhje pas ndarjes nga Europa

Publikuar tek: ekonomi, më 10:03 05-07-2016 Britania

Britania, e ndarë tashmë nga Europa  po merr frerët në dorë. Në një artikull të saj, ‘The Economist’ shkruar se fushata për t’u larguar nga BE-ja vazhdimisht i bënte thirrje Britanisë për të marrë kontrollin. Tashmë u bënë më shumë se dy javë që nga vota ngushtësisht e prirur pro daljes dhe vendi rrallë është dukur kaq jashtë binarëve. Kryeministri ka njoftuar dorëheqjen e tij. Lideri i opozitës po përpiqet t’i mbijetoi një grushti. Paundi ra në nivelet më të ulta kundrejt dollarit në 31 vitet e fundit dhe shumë nga bankat humbën një të tretën e vlerës së tyre, në një moment të parë, ndonëse e rikuperuan më pas. Ndërkohë që po “gëlon” shkëputja e Skocisë dhe Irlandës së Veriut.

Secila prej këtyre të këqijave që po i ndodhin tashmë Britanisë ishin parashikuar nëse do të triumfonte vendimi për largimin nga BE-ja, por vendi akoma vazhdon që të shtanget nga ajo çka vete solli. Është koha që të çuditemi nga të papriturat. Vendi ka nevojë për një lider të ri, një qasje koherente për të negociuar me BE-në dhe një zgjidhje të drejtë me ato vende për të cilat bashkimi votoi për të qëndruar. Dëmtimi i mirëqenies së Britanisë do të jetë i lartë nëse vendi dështon në marrjen e kontrollit për të ardhmen e tij.

Një ndikim të madh pati dhe tek blerësit të cilët kanë filluat të mos blejnë më si më parë.

Dhe përsëri fati i Britanisë mbetet i pasigurtë. Pavarësisht se britanikët vendosën për daljen nga BE-ja, Brexit vjen me 57 lloje të pasojave, ku më i buti prej tyre do të ishte marrëveshja si e Norvegjisë, ku përfshihet aksesi i vazhdueshëm në tregun europian të përbashkët dhe ku në këmbim do të këtë lëvizjen e lirë të njerëzve nga shtetet e BE-së dhe kontributet në buxhet. Në ekstremin më të kundërt, Britania do t’i priste lidhjet përfundimisht, duke nënkuptuar jo më pagesa për buxhetin europian dhe jo më kuota të pa limituara të emigrimit, e në të njejtën kohë asnjë lloj aksesi në tregun që blen pothuajse gjysmën e eksporteve britanike. Votuesve iu është thënë që mund të kenë aksese, por ja që nuk munden.

Negocimi për daljen e Britanisë do të tendosë tolerancën, si të votuesve britanike ashtu edhe të liderëve europianë. Gjithsesi BE-ja  është e specializuar në  kompromise të vështira dhe po përflitet rreth referendumeve. Pas muajsh vështirësie ekonomike dhe  një recesioni shkaktuar nga rënia e emigracionit, votuesit britanike do të jenë duke menduar ndryshe në lidhje me balancën midis emigracionit, ekonomisë dhe vendit të tyre në Europë.  Nëse do ta mendojnë dhe do votojnë pro të gjitha këto problem nuk do të shfaqen në ekonominë angleze, por jo vetëm. Në të kundërt rezultati më i mundshëm i kësaj situate do të jetë BREXIT.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036343097686768
array(1) { ["section"]=> string(73) "britania-e-rrenuar-perpiqet-te-gjej-zgjidhje-pas-ndarjes-nga-europa-45555" }