Britanikët i japin shqiptares Mirela Sula çmimin ‘’Gruaja Frymëzuese 2015’’

Publikuar tek: kulture-art, më 10:39 15-12-2015 Britanikët i japin shqiptares Mirela Sula çmimin ‘’Gruaja Frymëzuese 2015’’

E palodhur, e suksesshme dhe shumë frymëzuese. Shqiptarja Mirela Sula, vlerësohet me çmimin ‘’Gruaja Frymëzuese 2015’’ nga britanikët.

Britanikët vlerësojnë Sulën për faktin se edhe pse ka vetëm 3 vjet që jeton në Londër, ajo arriti një sukses shumë të madh, duke frymëzuar shumë gra të botës që jetojnë në Londër për të arritur sukses në jetën e tyre.

"Miq të dashur ju falenderoj nga zemra për mbështetjen tuaj. Këtë çmim nuk do ta kisha marrë dot pa ju. Mirënjohje të thellë! Ky çmim u takon të gjitha grave shqiptare që kane marrë kurajon të mbijetojnë në këtë botë të ashpër me fuqinë dhe energjinë që kanë brenda vetes. Bekime për të gjithë ju!", shkruan Sula.

“ Inspiration Awards for Women’’, i dha kështu psikologes shqiptare, e cila punon në “Women’s Solace Aid”. Sula u vlerësua edhe për botimin e shumë librave, organizimin e aktiviteteve siç ishte konferenca e këtij viti si dhe editimin e revistës “Migrant Woman”, në Londër.

 

LEXO EDHE: NJE GRUA SHQIPTARE EMIGRANTE NE LONDER

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimet e ruajtura të Artan Santos, një vit e gjysmë pas vdekjes së pazbardhur
“Vëllezërit”, grafiti më i bukur në rrugët e Tiranës (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.022613048553467
array(1) { ["section"]=> string(77) "britaniket-i-japin-shqiptares-mirela-sula-cmimin-gruaja-frymezuese-2015-27809" }