Brixhida Kokëdhima krenare për të bijën, përshkruan me detaj “mbrëmjen e paharrueshme” (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:01 28-05-2016 Brixhida Kokëdhima krenare për të bijën, përshkruan me detaj “mbrëmjen e paharrueshme” (FOTOT)

Një mbrëmje e paharrueshme. E tillë ka qenë për Brixhida Kokëdhimën, bashkëshorten e deputetit socialist, nata ku vajza e saj Bora Kokëdhima ka prezantuar koleksionin e ri të “Savage”.

Detajiste dhe e mirëinformuar për punimet e së bijës, zonja Brixhida e bën në këtë mënyrë prezantimin e koleksionit.

“Krenare për ty Bora

Në një mbrëmje të paharrueshme lehtë, pamë 30 veshje Haute Couture të koleksionit Pranverë -Verë 2016 nga Savage. Detaje të bukura tek çdo pjesë të veshjeve. Mbresa të thella nga ngjyrat e pastelit, format, të materializuar fort në mëngët e gjera e të fryra lart e që mblidhen bukur në kyçin e dorës, xhepat e mëdhenj, fundet pas trupit ose të gjera, në disa raste me harqe para-pas si dhe veshja si një e tërë, që shkrihej aq bukur në trupat e skalitur të modeleve të shkëlqyera. Shik, lux, elegancë, modernizëm dhe klas! Krenare për ty zemër. E lumtur që të nxita në këtë rrugë!”, përfundon me emocion zonja Kokëdhima.

 

{gallery}BoraKokedhima{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kush është i dashuri i kryetares së FRESSH, Joleza Kokës (FOTOT)
Çifti Alban Dudushi e Bieta Sulo fundjavë në bregdet. I shkruan Luana, i përgjigjet moderatori »
Article Logic
Execution time: 0.0240478515625
array(1) { ["section"]=> string(95) "brixhida-kokedhima-krenare-per-te-bijen-pershkruan-me-detaj-mbremjen-e-paharrueshme-fotot-41743" }