BRUKSEL/Basha: Do hyjmë në zgjedhjet vendore, harta territoriale e papranueshme

Publikuar tek: politike, më 13:17 23-01-2015 BRUKSEL/Basha: Do hyjmë në zgjedhjet vendore, harta territoriale e papranueshme Lulzim Basha në takimin e PPE në Bruksel

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar nga Brukseli, ku ndodhet për  punimet  e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore por harta territoriale është e papranueshme.

Kreu i PD-së është shprehur se ka kërkuar ndihmën e Brukselit për monitorimin e plotë të të gjithë procesit zgjedhor. “Kërkova monitorim të plotë të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh që qeveria Rama-Meta e ka dhënë provën e saj të përgjithshme të shitblerjes së votës në 23 qershor dhe e ka përsëritur para kamerave në zgjedhjet e Korçës, duke amnistuar nga ndjekja penale keqbërësit e këtij krimi penal dhe mora garanci se jo vetëm PPE por të gjitha institucionet e BE do të jenë tërësisht të angazhuara për këtë kauzë madhore që është kauza e lirisë dhe demokracisë nëShqipëri”, theksoi Basha. Me këtë deklaratë, Basha i ka dhënë fund dyshimeve për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Por Basha ka mbajtur një qëndrim të qartë kundër hartës territoriale. “PD ka qenë dhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për hartën territoriale. Harta aktuale ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme për PD. Ajo bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë arsye, ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar, për tu shprehur me votë, jo vetëm për kandidatët e opozitës por edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre”,është shprehur Basha.

PD-ja ka deklaruar se Asambleja e Partive Popullore Europiane i ka dhënë mbështetje Bashës për dekriminalizmin e Parlamentit. Kryetari i opozitës ka përsëritur edhe njëherë përgjegjësitë që mban qeveria në lidhje me trafikun e kokainës zbuluar së fundmi. Basha u shpreh se problemi kryesor është krimi me lidhje në politikë dhe se ky krim ka penetruar në postet drejtuese të Parlamentit, duke patur si zgjidhje nismën për dekriminalizimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISHSP, Ligji i ri: 3 milionë lekë gjobë ministrave që nuk japin informacion
Paloka akuzon Tahirin si të lidhur me krimin, ministri bën padi »
Article Logic
Execution time: 0.024273872375488
array(1) { ["section"]=> string(82) "bruksel-basha-do-hyjme-ne-zgjedhjet-vendore-harta-territoriale-e-papranueshme-1281" }