Bruksel/ Bllokohen metroja, autobusët dhe trenat përreth zonës së samitit të BE-së

Publikuar tek: bota, më 17:13 12-02-2015 Bruksel/ Bllokohen metroja, autobusët dhe trenat përreth zonës së samitit të BE-së

Masa të sigurisë së përforcuar për samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel janë marrë sot në kryeqytetin belg pas alarmit terrorist të lëshuar një muaj më parë pas kërcënimeve për atentate terroriste xhihadiste.

Në ndryshim nga samitet e tjerë, u mbyll plotësisht për të gjithë ditën e sotme metroja si edhe u ndaluar qarkullimi i autobusëve dhe trenave në zonën e Schumanit, ku janë selitë e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe ku do të zhvillohet samiti.

Perimetri i sigurisë për kalimtarët është rritur dhe në zonë janë të pranishme një numër i konsiderueshëm makinash policie, përveç ushtarëve të armatosur, të cilët prej një muaji ruajnë objektet e mundshme për sulme terroriste.

 

*Atsh

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026652097702026
array(1) { ["section"]=> string(85) "bruksel-bllokohen-metroja-autobuset-dhe-trenat-perreth-zones-se-samitit-te-be-se-3164" }