Bruksel, takimi Gjosha-Avramopulos: Të vendosur për reformat e integrimit të Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 15:19 19-03-2015 Bruksel, takimi Gjosha-Avramopulos: Të vendosur për reformat e integrimit të Shqipërisë

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, nisi sot një vizitë zyrtare pune në Bruksel. Gjosha do të jetë e pranishme në takimin e gjashtë të Komitetit të Stabilizim Asociimit, i cili zhvillohet në datë 20 mars.

Takimin e parë, Ministrja Gjosha e zhvilloi sot me Komisionerin Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetetësinë z. Dimitris Avramopulos.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi shumë sfida përpara,ndaj edhe dëshirojmë që t’i kapërcejmë ato me ndihmën e të gjitha vendeve anëtare, mbështetja e së cilave për ne është tejet e çmuar. Qeveria shqiptare e konsideron procesin e integrimit, prioritetin më madhor kombëtar dhe është e vendosur që me gjithë aktorët dhe mbështetjen e qytetarëve të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Europian ”, tha Ministrja Gjosha.

Komisioneri Avramopulos, u shpreh se inkurajon dhe mbështet Shqipërinë në aspiratën e saj europiane, duke nënvizuar se zbatimi i reformave, do të mundësojë ecjen përpara të Shqipërisë në këtë proces.

“Shqipëria nuk është vetëm në këtë udhëtim të sajin. Ne ju mbështesim dhe do të vijomë ta bëjmë një gjë të tillë, duke asistuar me eksperiencën dhe ekspertizën tonë. Jam i bindur se kjo është një mundësi e mirë për ju, pasi mund të mësoni edhe nga gabimet tona, duke mos i përsëritur ato. Kjo varet nga vizioni dhe vendosmëria juaj për të realizuar një proces sa më konstruktiv”, u shpreh Avramopulos.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elbasan, dhunohen zyrat e PD, Ristani: Rast i përsëritur, shkaktar dyshja Rama-Meta
Basha në Berlin-drejtuesve parlamentarë: Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri fshehën “Doshin” »
Article Logic
Execution time: 0.018309831619263
array(1) { ["section"]=> string(90) "bruksel-takimi-gjosha-avramopulos-te-vendosur-per-reformat-e-integrimit-te-shqiperise-6360" }