Brukseli detyron Apple t’i paguajë 14.5 miliard dollarë taksa, por Irlanda nuk i do...

Publikuar tek: bota, më 19:00 02-09-2016 Brukseli detyron Apple t’i paguajë 14.5 miliard dollarë taksa, por Irlanda nuk i do...

Komisioni Europian vendosi dje se gjigandi amerikan i teknologjisë, Apple, duhet t’i paguajë plot 14.5 miliard dollarë taksa Irlandës, por Dublini e ka kundërshtuar vendimin e KE-së duke thënë se do ta apelojë.

Ata kanë frikë se kompanitë multinacionale do të braktisin Irlandën nose nuk do ta zgjedhin më për investime nëse detyrohen të ndryshojnë modelin e taksave dhe biznesit në vend.

Por çfarë ndodhi me Apple në Irlandë?

Apple. Inc, kompania me bazë në Kaliforni ka ngritur dy kompani në Irlandë, Apple Sales International dhe Apple Operations Europe. Sipas Komisionit Europian, këto kompani nuk kishin as zyra dhe as persona të punësuar, por fitimet që realizonin ishin tepër të mëdha. Apple nuk i pagoi asnjë taksë Irlandës apo ndodnjë shteti tjetër, për shkak të një ligji të vjetër në Irlandë. Gjatë vitit 2015, viti i fundit kur ligji ishte në fuqi, Apple pagoi vetëm 0,005 % tatim mbi fitimin.

Scrinfografikaahot_1.jpg

Infografika e Komisionit Europian që tregon si ka funksionuar shmangia e taksave nga Apple

Edhe Shefi Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka thënë se kompania e tij nuk ka pse paguan taksat duke shtuar se nëse Dublini nuk i bashkohet ankimimit, ky do të jetë një mesazh i gabuar për bizneset e një vendi, modeli ekonomik i të cilit varet pikërisht nga kompani si Apple.

Hetimi i Apple nga Komisioni Europian u udhëhoq nga komisionerja Margrethe Vestager, një anëtare e partisë social liberale të Danimarkës. /Newsbomb.al/ (Ndalohet kopjimi)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027462005615234
array(1) { ["section"]=> string(88) "brukseli-detyron-apple-t-i-paguaje-14-5-miliard-dollare-taksa-por-irlanda-nuk-i-do-51692" }