“Brusko”, telenovela greke, që po përflitet nga të gjithë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:04 30-09-2017

Ndërsa në ekranin, faqen zyrtare apo dhe rrjetet sociale të In Tv po promovohet fort fillimi i telenovelës së re “Brusko”, që ketë herë vjen nga Greqia, shumë prej personazheve të njohur të medias e showbizit duket se nuk kanë qëndruar dot indiferentë.

Disa sepse e kanë dëgjuar jehonën e suksesit të kësaj telenovela prej njerëzve që jetojnë dhe e kanë ndjekur në Greqi, disa sepse e shohin si një këndërvenie të mirë për telenovelat turke që duket sikur na kanë kthyer pas në kohë, e disa sepse thjesh janë kuriozë për të parë diçka që ka munguar në tregun shqiptar.

Aktori Laert Vasili, që ka jetuar e punuar prej vitesh pikërisht në Greqi flet me siguri të plotë për suksesin që kjo telenovelë do të ketë edhe këtu në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për emisionin “Kolaudim” në In Tv, Vasili ka pohuar se “Brusko” është një ndër serialet me të suksesshëm e më të veçantë, me një kast aktorësh shumë të zgjedhur si dhe me një skenarist dhe regjizor ndër më të mirët në Greqi.

Telenovela greke ka nxitur edhe një herë më shumë batutën karakteristike të Ylli Dylgjerit. “Tel+Novelë Telenovelë. Pasion, hakmarrje, intrigë, tradhti, dashuri, nga Turqia tani...në Greqi. PLASI! Brusko, shtëpi më shtëpi!”- ka shkruar Dylgjeri në Facebook-un e tij. Por më analitik ka qenë shënimi i një tjetër gazetari.

Adriatik Riza Dosti shkruan: “Plas lufta Greko - Turke ...por në kanalet e TV shqiptare... Më së fundi pas disa vitesh me radhë ku telenovelat turke jua çoroditën mendjen e jua hëngrën kohën si askush tjetër shqiptarëve të gjorë, mbytur në njëmijë e një halle... në fund të tunelit duket se ka pak dritë. Duke nisur që nga 2 Tetori, një ekran i ri televiziv krejt i gëzueshëem e rinor IN -TV do të sjellë në ekranin e saj telenovelën e njohur greke “Brusko”, një prodhim ky i 3-4 viteve të fundit dhe që është mirëpritur mjaft mirë në shumë vende të botës. Prodhimi serial grek, i fqinjit të afërt jugor të shqiptarëve ka brenda Pasion, Dashuri, Tradhti, Hakmarrje, Traditë, Familje, Sekrete, Gabime etj etj..” Si gazetar që është duket se Adriatiku është mirëinformuar për këtë telenovelë të re, për të cilën duket se kanë treguar interes dhe këngëtarja Irma Libohova, balerina Isida Mollaymeri, ish fituesi i Big Brother Vesel Kurtishaj apo dhe një ndër banoret më të suksesshme të këtij formati televiziv Jona Kalemaj që duke bërë repost të promos kanë shprehur dhe padurimin për ta ndjekur dhe ata vetë këtë telenovela që do të trasmetohet në cdo ditë të javës.

Ndërsa aktorja Niada Saliasi ka shprehur dhe keqardhje pse nuk bëhen edhe në Shqipëri telenovela, ku do të mund të angazhoheshin shumë aktorë të rinj, që janë gjithmonë në kërkim të një personazhi. “Erdhi këtu kjo telenovela! Shtetrethim kur fillon transmetimi i kësaj. Iku Turku erdhi Greku. Ahh Shqipëri pse nuk ke prodhimet e tua?!”- shkruan aktorja në Facebook-un e saj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Smoking Kills" në Tiranë, kapet ish-i dënuari me 1300 steka cigaresh kontrabandë dhe 27 mijë euro cash (EMRI-FOTO)
Një violinë e rrallë Stradivari në Tiranë! »
Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869
array(1) { ["section"]=> string(59) "brusko-telenovela-greke-qe-po-perflitet-nga-te-gjithe-94245" }