BSH: Bien interesat për obligacionet në 1.47%

Publikuar tek: ekonomi, më 16:44 13-07-2016 BSH: Bien interesat për obligacionet në 1.47%

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, interesat për obligacionet dyvjeçare të qeverisë kanë rënë nga 5%, që ishin në fillim të vitit të kaluar, në 1.47% aktualisht.

Sipas BSH-se, rënie kanë shënuar edhe interesat e obligacioneve me afat maturimi 3 vjecar.
Për obligacionet me afat maturimi 7 vite, rënia e interesave ka qenë më e vogël. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për këtë instrument kursimi interesat janë ulur nga 7.5 %, që ishin vitin e kaluar, në 5.85 % këtë vit.

Por sipas BSH-së, ankandi i fundit i obligacioneve 7-vjeçare është zhvilluar në mars të këtij viti, kur tregu ende nuk i kishte përcjellë të plota efektet e tre uljeve të njëpasnjëshme të normës bazë nga Banka e Shqipërisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21376991271973
array(1) { ["section"]=> string(49) "bsh-bien-interesat-per-obligacionet-ne-1-47-46471" }