BSH mban të pandryshueshëm normën e interesit në 1.25%

Publikuar tek: ekonomi, më 17:29 03-08-2016 BSH mban të pandryshueshëm normën e interesit në 1.25%

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e dytë.

Pasi diskutoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos ndryshojë korridorin e normave të interesit në tregun ndërbankar, të përcaktuar nga norma e interesit të depozitës njëditore në nivelin 0.25% dhe norma e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 2.25%.

Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Guvernatori Sejko tha se inflacioni shënoi rritje progresive duke arritur 1.2%  në qershor si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe qirave. Rikthimi i inflacionit u ndikua nga presioni i brendshëm. Kjo ecuri forcon gjetjet e Bankës së Shqipërisë se në fillim të vitit inflacioni u ul nga goditjet e ofertës.

"Si pasojë e investimeve të brendshme kemi rritje ekonomike.  Është zbutur pasiguria dhe janë përmirësuar kushtet e financimit. Norma e interesit ka qenë e ulët duke shënuar nivele të reja historike. Ndërsa politika monerare ka ulur kostot e investimit. Inflacioni do të vijojë në krahun e sipërm të pritjeve tona”, tha Sejko.

Sipas tij turizmi ka luajtur rol të madh në përmirësimin e klimës së biznesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21959900856018
array(1) { ["section"]=> string(59) "bsh-mban-te-pandryshueshem-normen-e-interesit-ne-1-25-48647" }