BSH parashikon rënien e kredive me probleme

Publikuar tek: ekonomi, më 14:22 08-09-2016 BSH parashikon rënien e kredive me probleme

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar Raportin e Stabilitetit Financiar gjatë 6 muajve të parë të vitit 2016. Raporti i analizon zhvillimet e ndodhura në 6-mujorin e parë të vitit 2016.

Sipas raportit gjatë periudhës 6 mujore, gjendja e kapitalizimit, likuiditetit dhe përfitueshmërisë së sektorit bankar ishte e mirë.

Rreziku i likuiditetit vlerësohet i ulët, ndërsa rreziku i tregut dhe ai operacional kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm.

Rritja e raportit të kredive me probleme gjatë periudhës ka evidentuar vështirësitë që ka procesi i zgjidhjes së tyre dhe luhatshmërinë që mund të shfaqë ecuria e kredive me probleme në afat të shkurtër.

Megjithatë, pritshmëritë për një rritje më të shpejtë të ekonomisë, zbatimi i masave të përfshira në planin e masave për reduktimin e kredive me probleme dhe procesi i fshirjes së kredive të humbura nga bilanci i sektorit bankar, mbështesin pritjet e Bankës së Shqipërisë për prirjen rënëse të kredive me probleme në afat të mesëm.

Si edhe më parë, aftësia e sektorit bankar për të përballuar rreziqet e mundshme, është verifikuar edhe nëpërmjet ushtrimeve të provës së rezistencës në terma të qëndrueshmërisë financiare (aftësisë paguese) dhe të likuiditetit.

Në përfundim të analizës, Banka e Shqipërisë vlerëson që veprimtaria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar në përgjithësi, ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016.

Treguesit kryesorë financiarë të veprimtarisë së sektorit bankar që përfshijnë ata të kapitalizimit, likuiditetit dhe përfitueshmërisë, evidentojnë kapacitetin e tij të plotë për të përballuar rreziqet e veprimtarisë në kushte normale si edhe për të treguar një rezistencë të mirë ndaj goditjeve më të forta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024578809738159
array(1) { ["section"]=> string(49) "bsh-parashikon-renien-e-kredive-me-probleme-52299" }