BSH: Përmbytjet, ndikim i përkohshëm, gjatë 2015-ës ekonomia nën nivelin potencial

Publikuar tek: ekonomi, më 17:29 04-03-2015 BSH: Përmbytjet, ndikim i përkohshëm, gjatë 2015-ës ekonomia nën nivelin potencial Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

LSA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka njoftuar në një njoftim për shtyp se BSH, ka vendosur ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit,  në nivelin 2.0%.

Sejko tha se sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësim gjatë vitit 2014 dhe çmimet e kategorive të mallrave të konsumit nuk kanë shfaqur ndryshime të rëndësishme. Rritja e inflacionit në muajin janar ishte në linjë me parashikimet e BSH, por inflacioni vazhdon të mbetet ende poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

“Ndonëse në rritje, parashikimet tona sugjerojnë se aktiviteti ekonomik në vend do të mbetet nën nivelin e tij potencial edhe gjatë vitit 2015, duke diktuar një shfrytëzim jo të plotë të kapaciteteve prodhuese. Këto kapacitete të pashfrytëzuara ilustrohen nga nivelet relativisht të larta të papunësisë dhe reflektohen në presione të ulëta për rritjen e pagave dhe të kostove të prodhimit. Paralelisht me to, kërkesa e dobët agregate frenon edhe rritjen e normave të fitimit të biznesit”, ka thënë Sejko në njoftimin për shtyp.

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet në kah stimulues gjatë periudhës së ardhshme. Stimuli monetar do të mbështesë rikuperimin e kërkesës së brendshme dhe do të sigurojë kthimin e inflacionit në objektiv.

“Në mbyllje të analizës, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është ai i duhuri dhe vendoi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.0%. Informacioni i ri i marrë në analizë nuk ndryshon vlerësimet tona për gjendjen aktuale të ekonomisë dhe të tregjeve financiare, si dhe pritjet për zhvillimet e tyre në të ardhmen. Kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për të siguruar kthimin e inflacionit në objektivin tonë prej 3.0% në periudhën afatmesme. Duke gjykuar mbi zhvillimet e pritura dhe balancën e rreziqeve rreth tyre, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se politika monetare e Bankës së Shqipërisë do të vazhdojë të ruajë natyrën e saj stimuluese, edhe për disa tremujorë në vazhdim”, thuhet në mbyllje të njoftimit nga BSH.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034945964813232
array(1) { ["section"]=> string(84) "bsh-permbytjet-ndikim-i-perkohshem-gjate-2015-es-ekonomia-nen-nivelin-potencial-4965" }