Budallalliku i Postës Shqiptare: Sulejman bej Delvinën e bën “Sulejman Pashë Delvina”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:58 30-01-2017 Budallalliku i Postës Shqiptare: Sulejman bej Delvinën e bën “Sulejman Pashë Delvina” Pulla e emetuar nga Posta Shqiptare ne 130 vjetorin e lindjes se Sulejman bej Delvines, gafa e postes shqiptare

Posta Shqiptare shpeshherë ka prodhuar cudira që zor se mund të kuptohen nga historianët. Por askush nuk ka folur për papërgjegjshmërinë në prodhimin e pullave. 

Në një mënyrë sa ironike, por edhe fatkeqe, koleksionisti Artan Lame denoncon së fundmi atë që e konsideron budallallek dhe që zor se mund të ndreqet.

Eshtë pikërisht pulla e postës e prodhuar në ditëlindjen e Sulejman bej Delvinës, në 130 vjetorin e tij të lindjes, por që Posta, pa e ditur, e ka bërë Pashë, madje Pasha me “P” të madhe.

Shkruan Artan Lame

Shkruante një i mencur s'ka ca ditë: "Më vjen të marr një hu dhe, o t'u mbush kokën me xhunga, o t'u mbush xhungat me koka".

Ne keta 5 a 6 vjetët e fundit, kam shkruar disa herë për budallallëqet e Postës Shqiptare në emetimin e pullave dhe gjithmonë Posta ia ka dalë të më zhgënjejë, duke e ngritur stekën e budallallëqeve edhe më lart.

Kjo këtu është pulla e emetuar ne vitin 2014, me rastin e 130-vjetorit të lindjes së Sulejman Delvines, i cili per fat të keq nuk u bë dot asnjëherë në të gjallë të vet "pasha". Vinte nga një familje e mesme e qytetit të vet dhe kohën e Turqisë e kaloi si ofiqar i ulët në administraten e Perandorise. "Bej" me titull nuk qe asnjehëre, por ky titull sidoqoftë edhe përdorej si shenje respekti. Pra, në ditët e tij më të lavdishme, ja doli ta therresin Sulejman bej Delvina. Ndoshta nisur nga ky merak, Posta Shqiptare ka vendosur t'i japë titullin "pasha". Shpresoj që nga ky ekses bujarie nobiliare, Posta ndonje ditë ta quajë edhe Ahmet Zogun Perandor i Shqipërisë, apo Lek Dukagjinin ta bejnë Lek Mbretgjini.

Nuk kam pasur kurrë shpresë që Posta Shqiptare të ndreqet, po sa për kaq mund të kishin zgjuar ndonje nga gjumëmëdhenjte e Akademise e ta pyesnin se si duhet qojtur dhe historiani do u thosh që duhet thënë Sulejman Delvina, ose Sulejman bej Delvina.

Pastaj, ishin që ishin aty, të pyesnin edhe ndonje gjuhetar si shkruhen emrat me tituj osmanë, e ky t'u thosh që "pasha" apo "bej" qoftë, titujt shkruhen me gërmë të vogël, se leqë nuk ishte pasha, por duke e shkruar këtë me të madhe, ngjan:

Emri: Sulejman

atesia: Pasha

mbiemri: Delvina.

Sa për kujtesë ne fund, pulla, monedha dhe medaljet jane tri nishanet themeltare të shtetit. Ufaaa!

posta1 skandal

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025331974029541
array(1) { ["section"]=> string(88) "budallalliku-i-postes-shqiptare-sulejman-bej-delvinen-e-ben-sulejman-pashe-delvina-67090" }