Buja me televizorin e vjetër të Robert Ndrenikës, dikush i shkon sot në shtëpi dhe e befason (FOTOT NË BRENDËSI)

Publikuar tek: kulture-art, më 14:10 12-01-2017 Buja me televizorin e vjetër të Robert Ndrenikës, dikush i shkon sot në shtëpi dhe e befason (FOTOT NË BRENDËSI)

Aktori i madh dhe aq i dashur për publikun shqiptar Robert Ndrenika festoi dy ditë më parë 75 vjetorin e lindjes ku gjatë vizitës surprizë të të rinjve të LRI ra veçanërisht në sy televizori i vjetër që Ndrenika mbante në shtëpi.

Ky detaj fillimisht u pasqyrua nga newsbomb.al dhe më pas, televizori i vjetër i Ndrenikës u bë kryetemë në rrjetet sociale ku gëluan shumë pyetje rreth këtij detaji që tregonte njëkohësisht madhështinë e aktorit si dhe modestinë në të cilën jetojnë njerëz të mëdhenj si ai.

Nisur nga kjo, kompania e televizorëve “Neptun” ka vendosur t’i bëjë një televizor dhuratë Ndrenikës për të cilin asgjë s’do ishte mjaftueshëm. Një kompani private i dhuron televizor të ri që aktori i madh e ka vendosur menjëherë në kuzhinë e madje ka parë edhe një film për qejfin e tij.

Por mendoni pak, sa filmave u ka dhënë jetë vetë ai përmes roleve e interpretimeve të pangatërrueshme.  

rob.jpg

 rob2.jpg

ndree.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria prezantohet për herë të parë në Panairin e Utrecht
Publikohet traileri i filmit shqiptar “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura 3”, Aurela Hoxha shfaqet me skena të nxehta (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.028759002685547
array(1) { ["section"]=> string(115) "buja-me-televizorin-e-vjeter-te-robert-ndrenikes-dikush-i-shkon-sot-ne-shtepi-dhe-e-befason-fotot-ne-brendesi-65320" }