Bujar Asqeriu rrëfen prapaskenat: Eva Alikaj më tregoi për konfliktin kur s’pranoi puthjen te “Njeriu i mirë”

Publikuar tek: kulture-art, më 07:52 26-07-2015 Bujar Asqeriu rrëfen prapaskenat: Eva Alikaj më tregoi për konfliktin kur s’pranoi puthjen te “Njeriu i mirë”

Aktori Bujar Asqeriu në një intervistë dhënë për Panoramën ka rrëfyer për prapaskenat e roleve të tij, veçanërisht të atyre roleve ku personazhit i duhej të futej në një histori dashurie që duhej domosdo të reflektohej te publiku.

Ana dhe Fatosi “Në shtëpinë tonë” si armë kishte vetëm shikimet nëpërmjet të cilave duhej të ëmetohej e gjithë energjia e aktorit.

I pyetur se si ia ka dalë vetëm me shikim ta përcjellë këtë, aktori Bujar Asqeriu thotë: “Aq ishin mundësitë tona atëhere. Dashuria nënkuptonte një prekje në sup e shumta, që as kjo nuk ndodhi, një puthje në faqe. Për të kompensuar mungesën e skenave afektive do ta shprehnim dashurinë me shikime, këtë element kishim në dorë.

Ato tentativat për të përfshirë në film skena puthjesh, siç kam dëgjuar kohët e fundit, më duken tani biseda të kota.

Askush nuk të linte të putheshe atëhere dhe kjo gjë ishte e qartë për të gjithë. Të flaknin skenarin dhe nuk kishe se ç’bëje asgjë.

Sa i takon rolit të “Njeriu i Mirë”, ku regjisori Kristaq Mitro ka thënë se është dashur një puthje mes bBujar Asqeriut dhe Eva Alikajt, pra Telos dhe Verës por Alikaj e ka refuzuar

Aktori Asqeri e tregon kështu: “Sot njerëzit mund të dalin dhe të thonë ç’të duan por nuk ka më vlerë. E kujtoj që erdhi më tha Eva asokohe se ishin konfliktuar me Mitron për shkak të kësaj kërkese të Mitros e se kishte ndërprerë xhirimet por unë nuk kam qenë i pranishëm.

Kur më tha arsyen e mbështeta, nuk kishte pse të bëhej diçka që nuk do shfaqej kurrë”, rrëfen aktori ndërsa shton se pikërisht në ato xhirime është lidhur me bashkëshorten e tij dhe ishte më i frymëzuar se kurrë për realizimin siç duhej të rolit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO: Kjo vajzë e re “e qan” këngën e Inva Mulës te “The Fifth Element”
Drejtoresha e Turizmit poston foto nga Ksamili kristalor »
Article Logic
Execution time: 0.057937145233154
array(1) { ["section"]=> string(112) "bujar-asqeriu-rrefen-prapaskenat-eva-alikaj-me-tregoi-per-konfliktin-kur-s-pranoi-puthjen-te-njeriu-i-mire-17002" }