Bujar Kapexhiu: Ismail Kadare bën kërkesë legjitime, hapeni dosjen time

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:11 13-04-2017 Bujar Kapexhiu: Ismail Kadare bën kërkesë legjitime, hapeni dosjen time

Debati i ditëve të fundit mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe Fatos Lubonjës në lidhje me konfliktet që kanë pasur dy shkrimtarët në kohën e komunizmit ka ngjallur reagime të shumta.

Së fundmi Kadare i dërgon letër Henri Çilit për hapjen e dosjes së tij në kohën e komunizmit, teksa tregon se Lubonjën nuk e fal për shkak të dashakeqësisë që ai tregoi ndaj tij duke e akuzuar rëndë si propagandist dhe bashkëpunues me regjimin.

Ndërsa ai që ka reaguar pas këtyre debateve ka qenë karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu, i cili ka realizuar një foto në të cilën shfaqet shkrimtari i madh Ismail Kadare së bashku me disa dosje në duar, ku shkruhet “Dosje e Sigurimit të Shtetit. Hapeni dosjen time”. Kapexhiu e shoqëron këtë foto me mbishkrimin “Kërkesë legjitime”. Mesa duket ai bën thirrje në emër të Kadaresë duke kërkuar që të hapen dosjet e tij.

Capture.PNG

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017944812774658
array(1) { ["section"]=> string(75) "bujar-kapexhiu-ismail-kadare-ben-kerkese-legjitime-hapeni-dosjen-time-75074" }