Bujar Leskaj jep 4 porosi, ministri Ahmetaj para përgjegjësisë jep shpjegime

Publikuar tek: ekonomi, më 11:14 20-06-2016 Bujar Leskaj jep 4 porosi, ministri Ahmetaj para përgjegjësisë jep shpjegime

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, ka folur sot rreth 4 problematikave që ekzistojnë në qeverisje, duke dhënë porositë përkatëse. Kurse ministri i Financave Arben Ahmetaj i gjendur në konferencën vjetore të KLSH-së është detyruar të japë shpjegime.

‘’KLSH kërkon që rrisku i borxhit publik të pakësohet. Çështja e kthimit të pronave është problematike. Të përshtasim legjislacionin për koncesionet. Kërkesa ime është të mos politizojmë’’, porositi Leskaj.

Kurse Ahmetajt iu desh të shpjegonte rritjen e borxhit publik, papunësinë dhe ligjin e pronave.

‘’E mbani mend mirë që para disa vitesh… çdo referencë timen zhvisheni nga bindjet politike,… ka patur një referencë të lartë borxhi 60%, ka qenë referues dhe jo taksativ.

Sot borxhi publik ka një rritje 12%, pse? Nga kultura dhe mungesa e rregullit taksativ. Kemi kaluar një ligj, ku i detyron të gjitha qeveritë të ulin borxhin.

Këto janë rrisqe që disbalancojnë financat publike dhe ekonominë dhe sjellin riskun social, me të drejtë iu referua papunësisë. Sot papunësia është në ulje, statistika nga viti 2014 në 2016 tregojnë 0.4% rënie të papunësisë dhe fatmirësisht rënie të papunësisë së të rinjve.

Sot më duhet të them, nëse ne nuk bëjmë gjënë e duhur, ky mund të jetë rrisku më i lartë, rrisku i pronave.

Edhe mbi 1 miliard dollar në 2-3 vitet e fundit, çdo shqiptar do të duhet të punojë për të shlyer pagesat e pronave. Dhe ligji i pronave nuk është perfekt por bën zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Kultura e auditit akoma është larg të qenit në nivelet e duhura, këtu i referohem edhe auditit të brendshëm, ne jemi në përfundim të ligjit dhe besoj se do t’i shërbejë kontroillit më të mirë të financave publike.’’, përfundoi Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026048898696899
array(1) { ["section"]=> string(81) "bujar-leskaj-jep-4-porosi-ministri-ahmetaj-para-pergjegjesise-jep-shpjegime-44055" }