Bujar Nishani “gojëkyçur”: Befasues projektligji i qeverisë që dënon me burg gazetarët për shpifje

Publikuar tek: politike, më 12:02 12-11-2015 Bujar Nishani “gojëkyçur”: Befasues projektligji i qeverisë që dënon me burg gazetarët për shpifje Foto e postuar nga Presidenti

Kryeministri Rama dhe ministrja Felaj shpjeguan se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se projektligji i propozuar do të dënonte vetëm politikanët të cilët shpifnin ndaj zyrtarëve të lartë por sakaq, ka reaguar Presidenti Nishani i cili ka psotuar një foto të një personi gojëkyçur ndërsa ka shprehur se është i befasuar nga kjo nismë e qeverisë.

“Befasues për mua si qytetar i këtij vendi, por edhe si President i Republikës u shfaq projektligji i qeverisë që kërkon rikthimin e burgimit për gazetarët me pretendimin e luftës ndaj shpifjes. Personalisht një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standarteve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha paleve politike në vend.
Sigurisht, shpifja është një gjest i ulët kudo dhe kurdo e sidomos kur përdoret mirëfilli për qëllime politike ajo shfaq gjithë shëmtinë e saj. Jo pak herë si politikan, si ministër, si President i Republikës kam qënë dhe vazhdoj të jem objekt i tyre, por kam besuar dhe vazhdoj të besoj se burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të.
Me fjalen mund të abuzohet dhe çdo abuzim është i kritikueshëm, por me ndrydhjen e saj mund të abuzohet shumë më tepër.
Ndërmjet frikës për t’u shprehur dhe lirisë së shprehjes unë do të bëj çdo ditë të punës sime betejën për këtë të fundit.
Jam i bindur se shqiptarët të cilët 25 vjet më parë, në dhjetor, me protestat e studentëve vranë frikën për të fituar lirinë e fjalës nuk do t’ja dorëzojnë askujt liritë e fituara.
Nuk do ta burgosin fjalën në emër të frikës, por frikën për fjalën’, shkruan nishani në rrjetin social.

Para pak minutash qeveria ëhstë tërhequr nga ky propozim dhe ka thënë se do e riformulojë që sot ndryshimin e nenit për shpifjen në Kodin Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027628183364868
array(1) { ["section"]=> string(101) "bujar-nishani-gojekycur-befasues-projektligji-i-qeverise-qe-denon-me-burg-gazetaret-per-shpifje-25244" }