Bujar Qamili i emocionuar nga gazetarja: U ndjeva jashtëzakonisht mirë…

Publikuar tek: kulture-art, më 10:51 18-03-2016 Bujar Qamili i emocionuar nga gazetarja: U ndjeva jashtëzakonisht mirë…

Bujar Qamili, një nga këngëtarët më të dashur shqiptarë, ‘’Bilbili i Këngës Shkodrane’’, veçon një moment shumë të bukur që e ka emocionuar.

“Një nga emisionet më të bukura’’, shkruan Qamili, i cili është vlerësuar nga gazetarja Nisida Tufa, pas ftesës në emisionin ‘’Panteon’’.

“Ishte një knaqsi shumë e veçantë dhe një nga emisionet më të bukura në jeten teme artistike, në emisionin ‘’Panteon’’ ku u ndjeva jashtëzakonisht mirë nga drejtuesja shumë simpatike dhe e talentuar, ku drejton me një përkushtim dhe pergjegjësi të madhe këtë emision kaq të bukur.

Dhe këtë emision do ta ruaj si një relike të çmuar në jeten teme artistike. Faleminderit Nisida dhe televizionit ‘’Neës 24.

Me respekt Bujar Qamili’’, shkruan këngëtari i muzikës popullore.

Shpesh emisionet televizive shqiptare harrojnë personazhet që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare dhe zërat e veçantë, si të muzikës popullore, ashtu edhe asaj të lehtë. Por artistët ndjehen mirë kur flasin për artin e tyre, pas ftesave të tilla surprizë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen dy dhoma sekrete në varrin e faraonit Tutankhamun
Aktorët e Teatrit Kombëtar festojnë dy gëzime në një ditë »
Article Logic
Execution time: 0.03329610824585
array(1) { ["section"]=> string(75) "bujar-qamili-i-emocionuar-nga-gazetarja-u-ndjeva-jashtezakonisht-mire-35410" }