Bujar Qamili, këngëtari shkodran “djeg” sofrën tironase te Pallati i Kongreseve, mirepritet në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 20:07 20-11-2017 Bujar Qamili, këngëtari shkodran “djeg” sofrën tironase te Pallati i Kongreseve, mirepritet në Tiranë

Po mbahet tani në Pallatin e Kongreseve aktiviteti i përvitshëm i sofrës tironase, organizuar nga shoqata “Tirona”.

Aktiviteti i përvitshëm i fundvitit mbledh gjithë tiranasit për të festuar me këngëtarët e preferuar tiranas, dhe gjithcka në Pallatin e Kongreseve kthehet në një skenë të madhe kërcimi.

Nën moderimin e jashtëzakonshëm të Gerta Hetës, këtë vit, pati një surprizë të vecantë. Ishte këngëtari shkodran Bujar Qamili që ndezi skenën e Pallatit të Kongreseve dhe ngriti në peshë publikun që nuk u ul për asnjë sekondë nga këngët e bukur shkodrane.

Duket se ka një domethenië, qytetaria shkodrane dhe tiranase gjithmonë kanë vlerësuar njëra tjetrën. Gjithë salla e Pallatit të Kongreseve ka kënduar njëkohësisht me Bujar Qamilin këngët e performuara prej tij, raporton newsbomb.al.

Ndër këngëtarët nga Tirana që po performojnë në skenë janë Pajtim Struga, Bujar Cici, Greta Zani, Valbona Halili, Olta Boka & Stivi Boka , Arben Sinoni, Ilir Tafaj.  Të ftuar special: Gent Nushi Trio Jazz, Era Rusi, Bujar Qamili.

Nën regjinë e Kozeta Bakiut dhe drejtues teknik Armand Peza, salla e Pallatit të Kongreseve është mbushur si rrallë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie numri i blerjeve të librave dhe botimeve të reja, shitësit APEL: Lexojini, mos bëni foto
Fjalët prekëse të poetit Lefter Çipa për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo »
Article Logic
Execution time: 0.0044820308685303
array(1) { ["section"]=> string(104) "bujar-qamili-kengetari-shkodran-djeg-sofren-tironase-te-pallati-i-kongreseve-mirepritet-ne-tirane-100276" }