‘Bularat’, thirrje për urrejtje ndaj shqiptarëve, procedohen 11 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 09-11-2018 ‘Bularat’, thirrje për urrejtje ndaj shqiptarëve, procedohen 11 persona

Pas ngjarjeve të ndodhura ditën e djeshme në Bularat, policia e Gjirokastrës ka proceduar në gjendje të lirë 11 persona:

Janë proceduar këta persona: 

 - Th.P., banues në Patra; 

- Th.A., banues në Athinë; 

- K.G., banues në Athinë; 

- A.P., banues në Igumenicë;

- Th.P., banues në Piurgu Ilias, Peloponez;

- D.K., banues në Igumenicë;

- P.P., banues në Igumenicë;

- M.D., banues në Igumenicë;  

- Ch.K., banues në Athinë;

- Th.S., banues në Livadhja, Sarandë;

- A.P., banues në Prevezë.

Këta shtetas gjatë ceremonisë mortore të shtetasit K.K., në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë bërë thirrje për urrejtje dhe përdorim të dhunës ndaj popullsisë shqiptare, e kënduar në kor nga pjesëmarrësit në gjuhën greke, si dhe thirrje të tjera raciste duke nxitur urrejtje dhe grindje midis popullsisë.

Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar: maskë ngjyrë e zezë; flakadanë; flamuj me mbishkrimin “Vorio Epiri”; A.H 1914; bluza me mbishkrimin Vorio Epiri AH1914, “Ethniko Metepo”, “Misos” dhe 2 aparate celularë. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”, “Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cënimin e tërësisë tokësore të vendit”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 52 persona “Non Grata”, Prokuroria jep detaje
Bllokohet lëvizja e makinave, trafik i rënduar në Durrës-Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.030163049697876
array(1) { ["section"]=> string(74) "bularat-thirrje-per-urrejtje-ndaj-shqiptareve-procedohen-11-persona-140902" }