‘Bularati’, Idrizi: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Publikuar tek: politike, më 12:43 09-11-2018 ‘Bularati’, Idrizi: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka dënuar ngjarjet e djeshme në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër, ku pati thirrje nacionaliste dhe antishqiptare nga ekstremistët grekë.

 

Në një deklaratë për mediat nga selia e PDIU, Idrizi kërkoi të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij, dje u cënua integriteti territorial i Shqipërisë.

Po kështu, Shpëtim Idrizi dënoi edhe pjesëmarrjen e deputetëve që ndodheshin në funeralin e Kostandino Kaçifasit, që në fakt e konsideroi “varrimin e një terroristi”.

“Dje u gjendëm përballë shfaqjes së turpshme, atë të cënimit të integritetit territorial të vendit. Shteti shqiptar dje pushoi së ekzistuari. Thirre raciste që u shoqëruan me veprime të dhunshme ndaj gazetarëve shqiptarë dhe bllokimit të rrugëve nacionale. Turp edher për ata deputetë shqiptarë e grekë që u bashkuan në varrimin e një terrorist.

PDIU dhe Shoqata Çamëria  kërkon të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtarë për të vënë në alarm institucionet e sigurisë kombëtare, por edhe për çështjet e financimeve sekrete greke.

E papranueshme të shohim rënien e shtetit shqiptar në Jugun e Shqipërisë. Ngjarje të tilla shqiptarët i kanë parë në vitin 1914, 1949, 1997, por nuk mund t’i shohim në vitin 2018”, deklaroi kryetari i PBDNJ Shpëtim Idrizi. /newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Vangjush Dako duhet të jetë në burg'
SKANDAL/ Urdhri i Sandër LLESHIT: Hiqni nga shërbimi policët barkderra (ZBULOHET DOKUMENTI) »
Article Logic
Execution time: 0.0045540332794189
array(1) { ["section"]=> string(64) "bularati-idrizi-te-mblidhet-keshilli-i-sigurise-kombetare-140883" }