Bulevardi i Ri dhe lumi i Tiranës, Rama: Me Veliajn do ndërtojmë një park të ri

Publikuar tek: barometri, më 07:29 07-05-2018 Bulevardi i Ri dhe lumi i Tiranës, Rama: Me Veliajn do ndërtojmë një park të ri

2 Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Vleiaj inspektuan sëbashku hapjen e segmentit të dytë të Bulevardit të ri si dhe përfundimin e projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Kryeministri Rama theksoi se bashkë me kryebashkiakun Veliaj në mandatin tjetër qeverisës do të behet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite.

“Së bashku me projektet e qeverisë për Tiranën sëbashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite sëbashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës”, theksoi Rama. Sakaq, teksa vlerësoi transformimin që ka pësuar e gjithë zona po ndërtohet bulevardi i ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, kryministri dha dhe një lajm të rëndësishëm.

“Por së shpejti do të marrë jetë dhe një park i ri qëndror dhe gjithë volumi i hapësirës së gjelbëruar dhe i atraksioneve të një parku, një volum plotësisht i krahasueshëm me atë që sot është Parku ekzistues i Liqenit të Tiranës dhe kjo është një vepër që është e dyta në historinë e qytetit në përmasën e gjelbër pas parkut të liqenit të Tiranës”, shtoi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024861097335815
array(1) { ["section"]=> string(84) "bulevardi-i-ri-dhe-lumi-i-tiranes-rama-me-veliajn-do-ndertojme-nje-park-te-ri-119746" }