Bullgaria në tavolinën e Maqedonisë e Shqipërisë, por mungon Serbia

Publikuar tek: politike, më 10:27 25-08-2015 Bullgaria në tavolinën e Maqedonisë e Shqipërisë, por mungon Serbia Tre ministrat pas nenshkrimit te deklarates se perbashket dje ne Shkup

Dy ditë para samitit të Vjenës ku do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor për samitin e radhës, tre ministra të punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i Shqipërisë, Danil Mitov i Bullgarisë dhe Nikola Poposki i Maqedonisë, u takuan në Shkup ku firmosën edhe një deklaratë të përbashkët. 

Në këtë takim dhe në këtë deklaratë tre palëshe, munguan ministrat e tjerë të jashtëm të vendeve të tjera të rajonit, por pa u dhënë ndonjë sqarim konkret.

“Ministrat ranë dakord se respektimi i integritetit territorial, sovranitetit, dhe marrëdhënies së fqinjësisë së mirë është një domethënie sinjifikative për një stabilitet afatgjatë dhe sigurinë e rajonit” thuhet në deklaratë.

Ministrat mbështetën integrimin e Maqedonisë në Nato duke kërkuar zbatimin me vendosmëri të “NATO-s Open Door” si një politikë që do të mbetet prioritare për stabilizimin e ballkanit perëndimor. Ministrat gjithashtu ranë dakord për nevojën e një bashkëpunimi rajonal në kërcënimin e përbashkët të stabilitetit, duke përfshirë edhe ekstremizmin e dhunshëm dhe i dhanë zë shqetësimeve për krizën humanitare si pasojë e rritjes së valës së emigrantëve në rajon. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë rideklaroi qëndrimin e vendit të tij në mbështetje për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto Meta-Klinton në 2002, si e telefonoi kryeministri Blendi Fevziun për të nxjerrë menjëherë foton
Deputeti i Himarës Kokëdhima: Kisha të mos fshihet pas gishtit, s’n’a e prish dot Historinë »
Article Logic
Execution time: 0.060537815093994
array(1) { ["section"]=> string(72) "bullgaria-ne-tavolinen-e-maqedonise-e-shqiperise-por-mungon-serbia-19121" }