BULLIZMI/ Lira Gjika kritikon prindërit: Ja si i nxisin vetë fëmijët e tyre

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:31 24-05-2019 BULLIZMI/ Lira Gjika kritikon prindërit: Ja si i nxisin vetë fëmijët e tyre Lira Gjika, pedfiatre

Pediatrja Lira Gjika, gjithnjë e vyer me këshillat e saj, kritikon ata prindër të cilët nxisin fëmijët e tyre t’u kundërpërgjigjen shokëve sa herë bien pre e fyerjeve apo sharjeve.

 

Ajo thotë se mënyra e sjelljes së prindërve është një nga arsyet që ushqen bullizmin te fëmijët dhe adoleshentët.

‘Shpesh shoh e dëgjoj nëna dhe baballarë që nxitin fëmijët e tyre që ti kundërpërgjigjen shokëve të tyre që i ngacmojnë, me goditje, grushta e sharje. I fyejnë që nuk reagojnë. I quajnë “budallenj” apo të “ngordhur” “që nuk dinë të mbrojnë veten” e shumë e shumë etiketime që nuk mbarojnë. Kjo mënyrë të sjelluri e prindërve, është një nga arësyet që ushqen bullizmin te fëmijët dhe adoleshentët.

Fëmijët që ushtrojnë bullizëm te shokët e tyre, janë po aq viktima sa edhe fëmija që e pëson dhunën. Këta fëmijë rriten në mjedise të ashpra, ku më i forti bën ligjin. Respekti për veten dhe tjetrin dhe zgjidhja e problemeve nëpërmjet fjalës nuk është praktikë. Në edukimin e këtyre fëmijëve mbizotëron e folura në mënyrë urdhërore, etiketimet, zëri i ashpër e kërcënues dhe fjalët banale’, shkruan pediatrja Lira Gjika.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04148006439209
array(1) { ["section"]=> string(80) "bullizmi-lira-gjika-kritikon-prinderit-ja-si-i-nxisin-vete-femijet-e-tyre-165556" }