Bumçi: E papranueshme kërkesa e Athinës për daljen e PDIU-së nga qeveria

Publikuar tek: politike, më 11:00 29-06-2015 Bumçi: E papranueshme kërkesa e Athinës për daljen e PDIU-së nga qeveria

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e qeverisë greke për nxjerrjen e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet nga koalicioni qeverisës në Shqipëri. Ish-ministri i Jashtëm i ka bërë këto deklarata gjatë seancës së zhvilluar në Komisionin e Jashtëm.

PDIU braktisi koalicionin opozitar pak kohë përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit për t’iu bashkuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, emërimi i Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shkaktoi pakënaqësi të thellë në Athinë.

“Është e papranueshme kërkesa e Athinës për daljen e PDIU-së nga shumica qeverisëse”, ka thënë Bumçi.

Në lidhje me vizitën që pritet të zhvillojë gjatë muajt korrik në Tiranë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, Bumçi e ka konsideruar atë si të rëndësishme për të zgjidhur problemet midis dy vendeve. Deputeti demokrat është shprehur se është hap pozitiv nga ana e Greqisë, mundësia për rinegocimin e marrëveshjes së detit, e firmosur në vitin 2009 nga ish-ministri Lulzim Basha aktualisht kreu i PD-së.

Bumçi ka deklaruar gjithashtu se Athina është duke lëvizur pozitivisht në njohjen e Kosovës.

Lexo edhe: Ministri i Jashtëm grek Kotzias vizitë në Shqipëri me një paketë propozimesh

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Politikanët të lodhur nga fushata, "i zë gjumi" pas numërimit të votës
Meta: Zgjedhjet e 21 qershorit konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve »
Article Logic
Execution time: 0.020972013473511
array(1) { ["section"]=> string(77) "bumci-e-papranueshme-kerkesa-e-athines-per-daljen-e-pdiu-se-nga-qeveria-14868" }